Publikim i Artikullit të Sponsorizuar

Panairi i parë i bukurisë në Shqipëri, trendet e fundit dhe zhvillimi në tregun shqiptar

14/12/2018 5:05 PM

Panairi i parë i bukurisë në Shqipëri, trendet e fundit dhe zhvillimi në tregun shqiptar

Nuk ka rast më të mirë se sa një panair për të shpalosur të gjithë gamën që sektori i bukurisë përmban. Duke marrë shkas nga Edicioni i Parë Beauty Expo, i organizuar në Shqipëri, në datat 14-15 Dhjetor, në ambientet e Expocity Albania, të gjithë vizitorët patën mundësinë që të shohin nga afër, të prekin, flasin dhe informohen me firmat më të mira të fushës së kozmetikës dhe kujdesit personal. Por, më e rëndësishme akoma, Panairi arriti që të vendosi ura komunikimi mes vetë bizneseve pjesëmarrëse, duke shkëmbyer eksperiencën dhe nisje bashkëpunimesh në të ardhmen, në tregun shqiptar, por edhe rajonal. Duke pasur të gjithë bashkë si mision të bukurën, jo vetëm për femën, por në gamën e gjerë të një përfshirje familjare, Panairi arriti të përçonte mesazhet e duhura në veshin e duhur. Jo më kot u organizua në mes të dhjetorit, për të qenë një ogur i mirë i festave të fundvitit, ku mundësia për të bërë dhuratat e duhura dhe për të marrë përkujdesjen e merituar, ishin pika kyçe.

Aida Lutaj, Drejtoreshë Ekzekutive e Expocity Albania, në fjalën hapëse të eventit, e cilësoi Panairin si një mundësi shumë e mirë e ekspozimit të biznesve të kësaj fushe, që kanë potencial të madh, edhe në një treg të vogël si ai shqiptar. Megjithatë, sipas saj, edhe bashkëpunimet në një treg rajonal premtojnë shumë dhe Expocity Albania ka bashkuar bizneset më të mira në treg, në funksion edhe të ndërgjegjësimit të shqiptarëve me produktet më të mira.

“Ky organizim me ekspozues të specializuar në fushat e sipër- përmendura është një platformë promovimi e mirëfilltë për aktorët kryesorë të sektorit, sfida e të cilëve është orientimi i kësaj industrie drejt një qëndrimi më profesional, të kontrolluar dhe në përputhje me zhvillimet dhe trendet e fundit.”- theksoi znj. Lutaj. Ajo gjithashtu falenderoi të gjithë pjesëmarrësit, në veçanti sponsorat e këtij edicioni të parë, kompanitë Ilma RB dhe Gama Cosmetics Professional.

Organizatorët e këtij eventi shprehën bindjen se vitin e ardhshëm, edicioni i dytë do të ofrojë shumë më tepër në drejtim të këtij sektori dhe se ky edicion i parë, shërbeu si eksperiencë e vijimit të një tradite të përvitshme. Jo vetëm kaq, Expocity Albania po vendos standarde të reja në fushën e organizimit të panaireve, duke sjellë në tregun shqiptar edhe sektorë të paeksploruar më parë.


Beauty Expo 2018, organizim i Expocity Albania, solli të plotë gamën e sektorit të bukurisë: nga produktet e ndryshme kozmetike, pajisjet profesionale, tek prurjet e reja në fushën e kujdesit ndaj lëkurës, flokëve, trupit dhe gjithçka tjetër i shërben të bukurës mirëfilli në konceptin parësor të saj. Nuk u lanë jashtë vëmendjes edhe produktet estetike dhe estetiko-mjekësore, duke nisur nga filler-at, por edhe produktet në shërbim të një bukurie të mbështetur nga rekomandimet mjekësore.

Qëllimi i këtij organizimi u përmbush me sukses: fokus ishte vendosja në qendër të vëmendjes e potencialit të këtij sek- tori, përfshirë kozmetikën, produktet/ shërbimet e flokëve, produktet e bukurisë dhe spa-të në tregun shqiptar dhe atë rajonal, gjithashtu rritja e ndërgjegjësimit për përdorimin e produkteve të çertifikuara të kozmetikës dhe me kualitet.

Gjatë dy ditëve të panairit, u dha informacion i plotë mbi ten- dencat e fundit për produktet dhe shërbimet; të interesuarit përfituan zbritje të veçanta, duke pasur edhe festat pranë, në produktet e paraqitura; për të marrë pjesë në seminare që emra të ndryshëm të këtij sektori ofrojnë, master klasa ose mësime të ofruara nga markat e ndryshme të bukurisë. Të pranishmit, të dyja ditët, kishin mundësi të merrnin falas shërbime bukurie: thonjtë, flokët, make up etj.

Simbolika e vendosjes së një pasqyre bukurie në mes të sallës së eventit që ditën e parë të hapjes së saj u përmbush me sukses: të gjithë të bukur, të rrethuar nga profesionistët e sektorit të bukurisë!