Rreth 130 sipermarje po marrin pjesë në panairin e punës i cili do të qëndrojë i hapur për tre ditë. Gjatë fjalës së tij ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi tha se mbi 8.000 vende të lira pune do të lançohen vetëm gjatë këtyre tre ditëve, ndërsa janë rreth 31 mijë vende pune te ofruara nga sipërmarrja private.
Vendet e punës që do të ofrohen në këto tre ditë janë nga kompani, si në fushën e telekomunikacionit, kompani që zbatojnë projektin TAP, në sistemin bankar, ne ndërtim, ne sektorin e shërbimeve, në industrine përpunuese, në industrinë agroushqimore, etj.
“Ndihet nevoja për profesionistë. Kudo biznesi do të presë punonjës të kualifikuar.
Në të gjithë Shqipërinë zyrat e punës kanë në total plot 31.000 kërkesa për vende të reja pune. Në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Korcë, kudo biznesi kërkon profesionistë”, – tha Klosi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.