Duke qenë përzgjedhur së fundmi si destinacion botëror për t’u vizituar, fillimisht vitin e shkuar nga mediat ndërkombëtare si Telegraph, Lonely Planet, CNN, Neë York Times, BBC, por edhe në nisje të këtij viti, gjë e cila duket se po e shndërron vendin tonë në një pikë të nxehtë turistike.
Shqipëria aktualisht përballet me një bum në turizëm me shifra të tilla si 1,200,000 vizitorëve të huaj vetëm gjatë periudhës së verës 2015, me një rritje prej 25% nga viti 2014.
Si pasojë, sektori mikëpritës dhe i akomodimit në Shqipëri është në zgjerim të vazhdueshëm. Në shërbim të këtij sektori, në datat 26- 27- 28 shkurt 2016, HO.RE.AL. Expo Group organizon Panairin e Pajisjeve për Hotele, Restorante, Bare dhe Kafe, në Expo City Albania, Autostrada Tiranë-Durrës, Km. 8, Pranë City-Park.
TEKNO HOTEL EXPO 2016 do të shërbejë si pikë reference, ku secili profesionist i hotelerisë apo restoranteve do të jetë në gjendje të zbulojë tendencat e reja në pajisje, sisteme, si dhe shërbime në fushën e tij të veprimtarisë.
Me 130 ekspozues dhe më shumë se 30.000 vizitorë, Panairi TEKNO HOTEL EXPO 2016 do të konsolidojë markën e tij si një nga panairet më profesionistë të organizuar në Shqipëri. TEKNO HOTEL EXPO është konsideruar me të drejtë si një nga panairet më të mëdha dhe më të rëndësishme të këtij lloji në Ballkan.
Për shkak të vlerave të tij, TEKNO HOTEL EXPO 2016, do të përpiqet të promovojë dhe të mbështesë rritjen e cilësisë së sektorit të hotelerisë dhe restoranteve.
Për të maksimizuar karakterin e tij ndërkombëtar, TEKNO HOTEL EXPO 2016 do të ftojë dhe sigurojë akomodim për prodhuesit kryesorë ndërkombëtarë nga Italia, Turqia, Greqia, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Bosnja Hercegovina, Gjermania, Belgjika, Republika Çeke etj.
Njëkohësisht panairi do të kënaqë kërkesat e blerësve për pajisje për hotele dhe restorante nga Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Kosova etj. Një ndër “suprizat” e ruajtura në këtë Panair është ai i Ftesave VIP, sipas të cilave do të jenë në dispozicion për rreth 1000 profesionistë të sektorit të hoteleve dhe industrisë së ushqimit të cilët do t’i bashkohen programit VIP. Nga ana tjetër, Organizatorët do të dërgojnë më shumë se 60,000 ftesa personale me identifikim me barcode dhe rreth 20,000 ftesa të tjera për vizitorët.
Ju sigurojmë se nga pjesëmarrja juaj do të përfitojnë kompanitë tuaja, dhe ju do të forconi lidhjet me shumë profesionistë që priten të vizitojnë panairin e parë në këtë sektor.
Industritë pjesëmarrëse në këtë Panair:
- Hotel dhe resorte
- Restorante
- Bar Kafe
- Pastiçeri dhe akullore
- Pubet, klubet e natës
- Furra buke
- Hostel
- Menaxher hotelesh
- Shefat e gatimit
- Kompani menaxhimi
- Kompani kateringu
- Shkollat dhe kopshtet
- Fast food – Piceri
- Mensat
- Spitalet dhe entet shëndetësore
- Inxhinierë, arkitektë, designer
Misioni ynë është të gjenerojmë kontaktet biznes me biznes për ju dhe/ ose shpërndarësit tuaj; t’ju ndihmojmë të gjeni kontakte të reja biznesi, si dhe të përforconi marrëdhëniet afatgjata me klientët dhe partnerët tuaj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.