Numri i aplikuesve pёr pёrfitim nga skemat e mbashtetjes financiare tё bujqёsisё kёtё vit ka qenё shumё mё i madh nё krahasim me njё vit mё parё, ka pohuar ministri i bujqësisë Edmond Panariti në një konferencë për shtyp.
“Kemi afёrsisht mbi 40% mё shumё aplikime dhe dёshiroj qё t’i falёnderoj tё gjithё pёr interesin e treguar. Natyrisht qё brenda mundёsive tona financiare ne arritёm tё mbёshtesim njё numёr relativisht tё kufizuar, i cili pavarёsisht se ёshtё mё i madh nё krahasim me njё vit mё parё pёrsёri ёshtё larg kёrkesave pёr mbёshtetje financiare nga ana e fermerёve dhe nga ana e agrobizneseve. Gjithsesi mё lejoni t’ju siguroj tё dashur fermerë, pёrfaqёsues tё agrobizneseve qё aplikimet tuaja do tё mbeten nё qendёr tё vёmendjes pёr mbёshtetje financiare nё tё ardhmen nga fondet e buxhetit por edhe nga fonde tё tjera alternative qё do tё na vihen nё dispozicion nga projektet zhvillimore tё financuara nga Bashkimi Evropian. Por, ajo qё unё dёshiroj tё ndaj me ju ёshtё vendosmёria ime, e Ministrisё sё Bujqёsisё pёr tё bёrё tё mundur qё çdo cent, çdo qindarkё e fondit tё akorduar pёr mbёshtetjen e fituesve tё shkojё nё destinacion dhe nuk do tё ketё mundёsi asnjё abuzues, asnjё spekulues, asnjё sekser tё fus duart nё xhepin tuaj, fondet do tё shkojnё vetёm pёr prodhim bujqёsor, vetёm pёr mbёshtetjen e agropёrpunimit, pёr lidhjen e prodhimit me tregun dhe nuk do tё ketё shans qё kёto fonde tё devijohen nёpёr xhepat e sekserёve. Pёr kёtё unё ju garantoj dhe pёr kёtё arsye Ministria e Bujqёsiё vё nё dispozicionin tuaj njё numёr tё posaçёm i cili funksionon 24 orё nё 24 orё, ku ju do tё bёni me kurajo , me vendosmёri çdo rast pёr abuzime tё mundshme. Nga ana tjetёr ju do t’i bёni kёto edhe nё kontakt direkt me mua, pasi unё do tё lёviz vazhdimisht dhe do tё jem nё kontakte tё vazhdueshme, tё drejtpёrdrejta me tё gjithё ju. Ne nuk do tё lejojmё askёnd, asnjё inspektor apo nёnpunёs tё korruptuar qё tё abuzojё me fondet qё taksapaguesit shqiptar qё buxheti i shtetit ju vё juve nё dispozicion qё tё rriteni, tё zhvilloheni dhe tё rrisi tё ardhurat tuaja por edhe ekonomisё shqiptare. Nga ana tjetёr I njёjti apel shkon edhe pёr tё gjithё ata burokratë, qofshin kёta inspektor tё Autoritetit Kombatar tё Ushqimit, tё Bordeve tё Kullimit, tё drejtorive tё Bujqёsisё, tё Doganave, tё cilёt nёpёrmjet presionit qё mund t’u bёjnё, me vonesё tё procedurave, me vёshtirёsimin e praktikave tuaja tё punёs pёr prodhim dhe pёr eksport synojnё tё nxjerrin pёrfitime tё pa merituara. Denoncojini me guxim sepse unё nuk do kem hezitimin mё tё vogёl pёr t’I larguar ata nga shёrbimi civil. Vetёm duke bashkёpunuar bashkё ne do tё bёjmё tё mundur qё tё largojmё personat e korruptuar. Pra pёrpos faktit qё ne kemi fonde relativisht tё kufizuara por qё do tё jenё nё rritje për mbёshtetjen e bujqёsisё, sfida jonё e pёrbashkёt ёshtё qё t’I heqim bujqёsisё, t’I heqim fermerit , t’I heqim agrobiznesit zgjedhёn e njё administrate apatike e personave tё korruptuar, tё cilёt mundohen qё tё abuzojnё me fondet, tё kursyera me mundim qё ne i vёmё nё dispozicion zhvillimit tё bujqёsisё, tё fermerёve dhe agrobizneseve”, përfundoi Panariti.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.