Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti dorëzoi sot, siç u bë me dije, draftin e përgatitur për sigurinë e miellit, drejtuar ambasadorit të Kosovës.
Panariti u shpreh se ky draft është ndërtuar duke u bazuar në standardet europiane dhe se tani pritet të diskutohet me grupet e interesit.
“Kemi një dokument të plotë për sigurinë e miellit ku kemi propozuar nivelin e proteinave në bukë. Dokumenti është hartuar sipas standardeve të BE-së. Qëllimi është të shkojmë drejt një unifikimi të standardeve. Brenda javës që vjen ne do mbledhim sugjerimet dhe komente të cilat do i paraqesim edhe në draftin final. Për herë të parë kemi një dokument të plotë që rregullon saktë çështjet e cilësisë dhe sigurisë së grurit dhe miellit. procesi do finalizohet nga fundi i javës që vjen. “, deklaroi Panariti.
Më tej ai u shpreh se ky draft i mbyll udhën abuzimeve të ndryshme.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.