Administratori i lartë i FIFA-s, sekretar i përgjithshëm Jerome Valcke, duhet të përjashtohet nga futbolli për nëntë vjet dhe gjobitet me 100,000 franga zvicerane (99,100 dollarë), sikundër rekomandoi paneli i etikës së Federatës Botërore së Futbollit
Valcke u pezullua përpara se FIFA të njoftonte hetimin e shefit të saj Joseph ‘Sepp’ Blatter dhe kreun e futbollit europian, Michel Platini. Muajin e kaluar, të dy burrat u përjashtuan tetë-vjet nga futbolli.
Penalitetet e sugjeruara për Valcke janë përshkruar në një e-mail nga paneli etikës, i cili rekomandoi gjithashtu zgjatjen e përkohshme të pezullimin tre mujor të Sekretarit të Përgjithshëm, që pritej të përfundonte të martën, edhe për 45 ditë.
Valcke ishte i dyti në komandë në organizatën e futbollit pas Blatter. Si sekretar i përgjithshëm ai ishte përgjegjës për administrimin e organizatës dhe mbikqyri burimin kryesor të të hyrave: 5 miliardë dollarë të Kupës Botërore, ngjarja më e ndjekur e sportit.
Pasi raportet e medias në Evropë dhe Amerikën e Jugut publikuan në 17 shtator Valcke të implikuar në skemën e shitjes së biletave të Ëorld Cup me çmime të fryra, FIFA i dha atij pezullimin origjinal. Valcke i ka mohuar këto akuza.