Numri i njerëzve që kërkojnë punë në Francë ka arritur rekorde, sipas shifrave zyrtare. Në total të papunët u rriten nga 27.400 për të arritur në 3.488.300 në nëntor, niveli më i lartë që është parë.
KJo do të thotë se, numri i atyre që po kërkojnë një punë është rritur me 5,8% në krahasim me vitin e kaluar.
Organizata Ndërkombëtare e Punës, thotë se papunësia në Francë u rrit në 2.840.000 përsona në tremujorin e tretë të vitit, duke i çcuar normën e papunësisë në 9.9%.
Presidenti Francois Hollande, i zgjedhur në 2012, pati në themel të programit të tij, krijimin e më shumë vendeve të punës.
Ai kohët e fundit ka deklaruar se, në qoftë se dështon në këtë synim, nuk do të kandidojë përsëri në zgjedhjet presidenciale të 2017.