Norma e papunësisë së Spanjës ra në nivelin më të ulët që prej fundit të vitit 2011 gjatë tremujorit të tretë, teksa ekonomia e saj u kthye në një nga ekonomitë me rritje më të shpejtë në rajonin e euros.
Papunësia ra në 23.7 për qind në tre muaj deri në shtator nga 24.5 për qind në tremujorin e kaluar, referoi instituti kombëtar i statistikave të Spanjës, INE në Madrid. Ekonomia u rrit 0.5 për qind gjatë periudhës, parashikon Banka e Spanjës.
Rajoy, mandati katër-vjeçar i të cilit mbaron vitin e ardhshëm, ‘zbuti’ ligjet mbi shkurtimet nga puna dhe reduktimet e pagave në vitin 2012 për të inkurajuar punësimin nga kompanitë. Megjithatë, papunësia mbetet sërish e dyta më e lartë në Bashkimin Evropian, pas Greqisë edhe pse ekonomia spanjolle ka mbyllur vitin e parë të plotë në rritje që nga viti 2008.
Ekonomistët e anketuar nga Bloomberg Neës parashikojnë një rënie të papunësisë në 24.1 për qind në tremujorin e tretë.