Punëdhënësit nuk janë të vetmit që bëjnë kërkime për formimin e punëmarrësve dhe kontrollojnë referencat. Kështu që, përpara se të pranoni punën, gërmoni pak për të kuptuar që do të përshtateni me punëdhënësin.
Për të lehtësuar vendimmarrjen e tyre, organizatat bëjnë kërkime në lidhje më kandidatin e mundshëm.
Kjo bëhet për t’u siguruar se kandidati është i kualifikuar, nëse ka potencialin për të qenë i suksesshëm dhe nëse do të përshtatet me kulturën në organizatë. Gjithashtu ul riskun organizativ dhe shmang punësimet e papërgjegjshme. Të punësosh njeriun e gabuar mund të jetë shumë e kushtueshme.
Të grumbullosh të dhënat e tua në lidhje me kompaninë mund t’ju ndihmojë për të vendosur që në fillim nëse organizata është vendi i duhur për të kaluar disa nga vitet e karrierës suaj.
Për të grumbulluar materialet për organizatën që do të punësoheni, fillimisht përdorni internetin dhe rrjetet sociale, më pas mund t’i zgjeroni kërkimet tuaja tek punonjësit aktual apo ish-punonjësit.