Analisti Paul Lomax i Financial Times ka komentuar mbi tre tragjeditë e daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian, pas votimit në referendumin e dy ditëve më parë.
Së pari ishte klasa punëtore që votoi për daljen pasi ishin ekonomikisht të shpërfillur dhe tashmë janë ata që do të vujanë më shumë në afatin e shkurtër për shkak të mungesës së vendeve të punës dhe investimeve. Ata sapo kanë këmbyer një elitë të largët dhe të paarritshme me një tjetër.
Së dyti, gjenerata e re ka humbur të drejtën që të jetojë e punojë në 27 shtete të tjera. Ne nuk do ta dimë kurrë masën e plotë tëmundësive të humbura, miqësive, martesave de përvojave që do na mohohen. Liria e lëvizjes na u hoq nga prindërit xhaxhallarët dhe gjyshërit (të vjetrit ishin pro largimit, të rinjtë për qëndrim) duke i dhënë një goditje tjetër këtij brezi që po vuan tashmë nga borxhet e paraardhësve.
Së treti, dhe ndoshta më domethënësja, ne tashmë jetojmë në një demokraci post-faktike , përfundon analisti.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.