Parajsat ‘low cost’, 15 destinacionet më ekonomike për vitin 2019

04/02/2019 2:28 PM 0 komente

Post Office Travel Money publikoi klasifikimin e përvitshëm të destinacioneve më ekonomike për vitin 2019….

 

Për vitin e dhjetë me radhë, Post Office Travel Money publikon “Worldwide Holiday Costs Barometer”, klasifikimin që rendit 42 qytetet dhe destinacionet turistike më ekonomike në botë.

Raporti llogarit koston mesatare të tetë produkteve që konsumohen më shumë gjatë pushimeve: një shishe ujë gjysmë litërsh, një kafe, një pije joalkoolike, një shishe birrë, një darkë me tre pjata, për dy persona, duke përfshirë edhe një shishe verë, një gotë verë, krem për mbrojtjen ndaj diellit; një spay kundër pickimeve të insekteve. Në këtë raport nuk përfshihen shpenzimet për udhëtimin (avion, anije, me makinë) apo ato të qëndrimit në hotel.

 

15.Plazhi i Rodney, Saint Lucia, Karaibe

Në vendin e 15 të klasifikimit është Plazhi i Rodney, në Saint Lucia (Karaibe). Një birrë kushton 2 euro; një darkë për dy persona 63 euro. Totali i tetë produkteve, 87,80 euro.

 

14.Orlando, Florida, SHBA

Një kafe në qytetin amerikan me parqe të shumta me një tematikë të caktuar, ndër të cilët më i famshmi Walt Disney World, kushton mesatarisht 2,40 euro; një gotë verë 5,30 euro. Totali për tetë produktet: 82,80 euro.

 

13.Cancún, Yucatán, Meksikë

Për një shishe ujë gjysmë litërsh ju do të shpenzoni 0,60 euro, një spray kundër pickimeve të insekteve kushton 3,50 euro. Totali: 81,10 euro.

 

12.Sliema, Maltë

Për një kafe në destinacionin turistik në brigjet lindore të Maltës ju do të shpenzoni 1,77 euro; për një darkë për dy persona 50,50 euro. Totali për tetë produktet, 78,35 euro.

 

11.Hội An, Vietnam

Një darkë për dy persona në Qytetin e Vjetër, i cili është ruajtur mirë, kushton mesatarisht 55,80 euro. Në total, për 8 produktet, ju do të shpenzoni 76,30 euro.

 

10.Bali, Indonezi

Ju do të shpenzoni për një krem mbrojtës ndaj diellit 12,10 euro, një spay kundër pickimeve të insekteve 7 euro. Totali: 76,20 euro.

 

9.Paphos, Qipro

Një shishe birrë në një bar të qytetit të njohur për portin e tij, rrënojat e vjetra të varreve, fortesave, teatrove dhe vilat në Parkun Arkeologji të Paphos kushton 2,52 euro; një darkë për dy persona 48,70 euro. Totali i 8 produkteve: 71,50 euro.

 

8.Pragë, Repubblika Çeke

Një darkë për dy persona sipas “Post Office Travel Money” kushton 39,80 euro. Totali: 62,40 euro.

 

7.Mombasa, Kenia

Në qytetin e dytë më të madh në Kenia, spikat veçanërisht çmimi (shumë i ulët) i spayt kundër insekteve: 0,83 euro. Totali 61,30 euro.

 

6.Tokio, Japoni

Birra (vendase) në Tokio kushton shumë lirë, 0,80 euro një shishe. Po aq kushton edhe një gotë verë. Në një darkë për dy persona ju do të shpenzoni mesatarisht 47,20 euro. Totali: 61 euro.

5.Costa del Sol, Spanjë

Kafeja kushto 1,30 euro, kremi mbrojtës ndaj diellit 5,55 euro. Totali i gjithë tetë produkteve është 59,40 euro.

 

4.Cape Town, Afrikë e Jugut

Sipas Post Office Travel Money, një darkë për dy persona kushton rreth 35,85 euro. Totali: 55,10 euro.

 

3.Algarve, Portugali

Çmimet në vend janë kryesisht ekonomike, por në rajonin më jugor të Portugalisë, spikasin për leverdishmërinë e tyre vera (1,26 euro një gotë) dhe kafeja (0,70 euro). Totali: 55 euro.

 

2.Marmaris, Turqi

Këtu uji kushton shumë pak, 0,18 euro. Edhe spray kundër pickimeve të insekteve: 1,57 euro. Totali 49,60 euro.

 

1.Sunny Beach, Bullgari

Sipas barometrit të Post Office Travel Money, Sunny Beach në Detin e Zi është destinacioni më ekonomik për vitin 2019 ndër 42 vendet e marra në konsideratë: ju do të shpenzoni për një birrë 0,65 euro; një darkë për dy persona 30,10 euro; për një shishe ujë gjysmë litërsh 0,43 euro; për një pije joalkoolike 0,80 euro; për një gotë vere 1,35 euro; për një spay kundër pickimeve të insekteve 2,70 euro; për kremin mbrojtës ndaj diellit 2,70 euro; për një kafe 0,80 euro. Totali i tetë produkteve së bashku: 39,50 euro.

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of