Menaxherë të kompanivë të ndryshme kanë vlerësuar se muajt e ardhshëm do të kenë një rritje të moderuar, trend ky i parashikuar më tepër në sektorin e shitjeve me pakicë, prodhim industrial, nga ku rritjet e ccmimeve janë të pritura. Këtë parashikim e ka bërë Instituti i Statistikave Nacionale, i cili shton që këta janë sektorët e vetëm që mundësojnë vende pune të reja.
Menaxherët në këta sektorë, presin që për tre muajt e ardhshëm do të ketë një rritje në volume e prodhimit, stabilitet në ccmimet e produkteve dhe rritje e lehtë në numrin e punonjësve.
Aktiviteti i sektorit të ndërtimit do të ketë gjithashtu një rritje në volume të punës, të kontratave, kërkesave dhe stafit.
Duke iu referuar raportit të Institutit të Statistikave Nacionale, numri i lejeve të ndërtimit të lëshuara për banesa rezidenciale u rrit gjatë janarit me 6,4 %, kundrejt janarit të vitit të kaluar që ishte 1,67 %.
Ndërsa për sa i përket shitjeve me pakicë, menaxherët parashikojnë për tre muajt e ardhshëm një rritje të aktivitetit ekonomik, rritje të kerkesës dhe rritje të lehtë të stafit.