Jo vetëm 5G, 2019 do të jetë edhe viti i smart speaker dhe i sistemeve të Inteligjencës Artificiale.
Këtë e pohojnë ekspertët e Deloitte në raportin e fundvitit, për parashikimet për 12 muaj e ardhshëm në botën hi-tech. Raporti shkruan se Kina do të rrisë edhe fuqinë e saj teknologjike.
Deloitte vlerëson se vitin e ardhshëm do të shiten 164 milionë smart speaker. Çmimet e tyre do të ulen (çmimi mesatar do të jetë 43 dollarë) dhe tregu do të përjetojë një bum, duke gjeneruar një qarkullim total prej 7 miliardë dollarësh, me rritje 63% krahasuar me vitin 2018. Sot llogariten 250 milionë smart speaker, të instaluar nëpër shtëpitë e së gjithë botës.
Natyrisht 2019 do të jetë edhe viti i rrjeteve të para 5G. Në vitin 2019, 25 operatorë do të përdorin shërbimet e gjeneratës së pestë dhe 25 të tjerë do t’i sjellin ato në treg në vitin 2020. Aktualisht, janë 72 kompani telekomunikacionesh që po testojnë ofertën 5G. Deloittte parashikon që edhe në vitin 2019, do të shiten më shumë se 1 milion celularë me 5G. Ndërsa në vitin 2020, do të blihen rreth 15 – 20 milionë.
Përdorimi i Inteligjencës Artificiale do të përhapet gjithnjë e më shumë në kompani, 70% e kompanive që do të përdorin Inteligjencën Artificiale, do ta bëjnë këtë gjë nëpërmjet sistemeve cloud. 65% do të krijojnë aplikacione të Inteligjencës Artificiale, duke krijuar shërbime cloud – based.
Ekspertët mendojnë edhe që Kina, në vitin 2019, do të zotërojë infrastrukturat e telekomunikacionit me të avancuara dhe kjo do të mundësojë modele të reja të biznesit dixhital. Kina do të rrisë edhe aftësitë e saj në prodhimin e gjysmëpërçuesve, me një qarkullim në rritje me 25% në 2019, rreth 110 miliardë dollarë, për t’iu përgjigjur kërkesës së brendshme për chip edhe nga teknologjitë e Inteligjencës Artificiale dhe machine learning.
Në industrinë botërore të prodhimit, printimet 3D do të njohin një zhvillim të rëndësishëm. Deloitte vlerëson që shitjet e printerëve materialeve dhe shërbimeve 3D enterprise do të arrijnë në një vlerë më të lartë se 2,7 miliardë dollarë në 2019.
Mundësitë e mëdha do të lidhen me përhapjen e teknologjisë quantum computing që siç nënvizojnë ekspertët nuk do të zëvendësojë, po do të mbështesë computing klasik. Deloitte parashikon një treg prej 50 miliardë dollarë duke nisur nga viti 2030 për përpunimin e informacionit kuantik.
Në një botë gjithnjë e më shumë hi tech, një mjet “i vjetër” komunikimi si radio, do të mbetet i rëndësishëm. Sipas Deloitte, vitin e ardhshëm, 85% e popullsisë së rritur do të dëgjojë radio të paktën një herë në javë në vendet e industrializuara. Bëhet fjalë për rreth 3 miliardë persona që do të dëgjojnë lajme nëpërmjet radios. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo shifër do të arrijë 90%. Brenda vitit 2025 – vlerëson Deloitte – amerikanët do të kalojnë më shumë kohë duke dëgjuar radion se TV tradicionale.