Parashikimi i Lloyd’s, Franca do të shpallet Kampione e Botës, në bazë të vlerës së sigurimit të lojtarëve

13/06/2018 11:37 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Lloyd’s (institucion i specializuar në fushën e sigurimeve me seli në Londër) ka parashikuar që Franca do të jetë Kombëtarja që do të fitojë Kupën e Botës 2018

Parashikimi i Lloyd’s për Botërorin 2018 / Franca ka skuadrën me vlerën më të lartë të sigurimit

Në veçanti, Lloyd’s ka publikuar një kërkim së bashku me “Center for Economics and Business Research” (CEBR) duke hartuar klasifikimin e Botërorit të këtij viti, bazuar tek vlera e sigurimit të të gjithë lojtarëve. Vlera totale e gjithë skuadrave është 13,1 miliardë sterlina.
Franca (£ 1,43 miliardë), Anglia (£ 1,17 miliardë) dhe Brazili (£ 1,1 miliardë) janë skuadrat më të kushtueshme sa i përket vlerës së sigurimit dhe vlera mesatare e sigurimit të një futbollisti anglez është më e lartë se ajo e së gjithë skuadrës së Panamasë.

Parashikimi i Lloyd’s për Botërorin 2018 / Kompania kishte parashikuar saktësisht që Gjermania do të fitonte Kupën e Botës në vitin 2014

Lloyd’s parashikon që Gjermania nuk do ta mbrojë titullin dhe Franca do të shpallet Kampione e Botës. Analiza të ngjashme u bënë nga Lloyd’s dhe CEBR edhe për Kupën e Botës 2014, të cilat kishin parashikuar me saktësi se Gjermania do të fitonte këtë kompeticion.

Parashikimi i Lloyd’s për Botërorin 2018 / Sulmuesit, futbollistët më të kushtueshëm

Sulmuesit janë lojtarët më të kushtueshëm dhe këmbët e tyre vlejnë mesatarisht 19,2 milionë sterlina. Ndërsa mesfushorët përbëjnë pjesën më të madhe të vlerës totale të sigurimit të skuadrës (38%). Lojtarët me moshë nga 18 – 24 vjeç kanë mesatarisht vlerën e sigurimit më të lartë, rreth 20 milionë sterlina.

Sipas analizës, Grupi G, që përfshin Belgjikën, Anglinë, Panamanë dhe Tunizinë, ka vlerën më të lartë të sigurimit, 2,3 miliardë sterlina.

Grupi H pritet të jetë grupi me konkurrencën më të fortë në këtë Botëror dhe njëkohësisht grupi më i paparashikueshëm. Vlera totale e sigurimit të katër skuadrave: Kolumbi, Poloni, Japoni dhe Senegal përbën diferencën më të vogël (26,5 milionë sterlina) krahasuar me gjithë grupet e tjera.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz