Më shumë se 400 skulptura njërëzish janë të eskpozuar në muzeun e parë të artit nënujor që ndodhet në një prej ishujve Kanarie të Spanjës në oqanin Atlantik.
Ky muze është vetëm faza fillestare e një projekti të krijuar nga vizionari anglez, Jason deCaires Taylor, pët të cilin fundi i oqeanit ka shërbyer si një muze për ekspozimin e skulpturave të tij të çuditshme.
Skulpturat e tij me përmasa njeëzore qëndrojnë në fund të oqeanit në sajë të një materiali të vecantë dhe janë të vendosur në mënyrë të tillë ku çdo skulpturë tregon një histori më vete të botës mbiujore.
I lindur në 1974 nga një baba anglez dhe një nënë nga Guineja, Taylor u rrit ndërmjet Europës dhe Azisë dhe shpenzoi pjesën më të madhe të kohës së tij duke eksploruar koralet e Malaizizë. Pas diplomimit në Insititutin londinez të Arteve, ai u bë një instruktor zhytjesh.
Në 2006 ai krijoi parkun nënujor në bregun perëndimor të Granadës e renditur nga National Geographic si një prej 25 mrekullive të botës.
2 % e fitimeve të këtij parku përdoren për studime kërkimore dhe për të rujatur llojet e ndryshme të gjallesave nënujore.
Ky muze mund të vizitohet nëpërmjet kompanive zhytëse të certifikuara nënujore.