Paris SG zyrtarizon transferimin e Neymar nga Barcelona për 222 mln euro

04/08/2017 2:29 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
TOPSHOT - Brazilian superstar Neymar poses with his new jersey during his official presentation at the Parc des Princes stadium on August 4, 2017 in Paris after agreeing a five-year contract following his world record 222 million euro ($260 million) transfer from Barcelona to Paris Saint Germain's (PSG). Paris Saint-Germain have signed Brazilian forward Neymar from Barcelona for a world-record transfer fee of 222 million euros (around $264 million), more than doubling the previous record. Neymar said he came to Paris Saint-Germain for a "bigger challenge" in his first public comments since arriving in the French capital. / AFP PHOTO / Lionel BONAVENTURELIONEL BONAVENTURE/AFP/Getty Images

Paris Saint-Germain zyrtarizoi sot transferimin nga Barcelona të Neymar. Braziliani ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor të vitit 2022. Ky është transferimi më i shtrenjtë në të gjithë historisë së futbollit.

“Jam shumë i lumtur që do të luaj për klubin Paris Saint-Germain. Ajo çka më shtyu t’i bashkohem Paris SG është të ndihmoj skuadrën të fitojë titujt aq shumë të ëndërruar nga tifozët” – ishin fjalët e para të lojtarit.

“Ambicia e PSG, së bashku me pasionin dhe energjinë, më shtynë që ta pranoj këtë sfidë. Që sot do të bëj gjithçka për të ndihmuar shokët e rinj të skuadrës dhe klubin që t’u japë kënaqësi miliona tifozëve në mbarë botën”. Nga ana tjetër, braziliani e mohoi t’i jetë bashkuar klubit për para.

“Kam fituar çdo gjë që një lojtar mund të fitojë” – tha Neymar, i cili do të fitojë 45 milionë euro në sezon nga marrëveshja 5-vjeçare, deri më 30 qershor 2022 me Paris St-Germain.

Në profilin e tij në Instagram, Neymar shtoi: “Kam fituar çdo gjë që një lojtar mund të fitojë. Kam jetuar momente të paharrueshme, por një futbollist (unë), ka nevojë për sfida të reja”.

Neymar u shpreh se i ati, Neymar Sr., dëshironte që ai të qëndronte te Barcelona. “Kjo është hera e dytë që unë dal kundër dëshirës së tim ati”.

25-vjeçari ka fituar shtatë trofe në katër sezone në Camp Nou, përfshirë Champions League një herë dhe La Liga dy herë.

Transferimi i Neymar thyen rekordin e vendosur më parë të Paul Pogba, nga Juventus te Manchester United për 110 milionë euro në gusht të vitit 2016.

Paga e tij prej 782.000 sterlina në javë do të thotë që shpenzimet totale të PSG do të arrijnë në 400 milionë sterlina.

 

Neymar is unveiled alongside Paris Saint Germain president Nasser Al-Khelaifi during a press conference at the Parc des Princes, following his world record breaking £200million transfer from FC Barcelona to Paris Saint Germain. PRESS ASSOCIATION Photo. Picture date: Friday August 4, 2017. Photo credit should read: Jonathan Brady/PA Wire. RESTRICTIONS: EDITORIAL USE ONLY

Neymar dhe presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi, gjate konferenses se shtypit

 

Klubi francez mbajti sot një konferencë për shtyp në orën 12:30. Neymar do të debutojë për Paris SG këtë të shtunë, në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Ligue 1 kundër Amiens në Parc des Princes.

Presidenti i PSG, Al Khelaifi e ka cilësuar Neymar si lojtarin më të mirë në botë. 25-vjeçari do të mbajë në fanellë numrin 10.

 

 

Burimi: BBC

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz