Parisi, qyteti më i admiruar në botë

05/02/2018 5:45 PM 0 komente

Sipas “City Brands Index” të fundit, raporti i publikuar nga “Anholt-GfK” mbi reputacionin e 50 metropoleve botërore, Parisi është qyteti më i admiruar në botë.

Cilat janë avantazhet e një brand për një qytet turistik “botëror”. Janë të shumta. Ato përkthehen, për shembull, në një shikueshmëri më të madhe në nivel ndërkombëtar. Por edhe në aftësinë për t’u diferencuar krahasuar me destinacionet konkurruese dhe në forcimin e imazhit. Mjaft të sjellësh ndër mend fuqinë që kanë emra të tillë si Majami, Nju Jorku, Amsterdami, Berlini.

Por më shumë se të gjitha, Parisi. Sipas raportit të fundit të “Anholt-GfK City Brands Index 2017”, kryeqyteti francez është më i admiruari në botë. Parisi është në vend të parë, për të katërtin vit me radhë sipas klasifikimit të Institutit të Kërkimeve Ndërkombëtare, i sapopublikuar.

Megjithatë, risia në këtë raport, janë metropolet australiane. Sidnei ia kalon Nju Jorkut, ndërsa Melburni është ngjitur në vend të shtatë.

Raporti i GfK ka analizuar 50 qytete nëpër botë dhe intervistuar më shumë se 5000 persona gjatë periudhës shtator – tetor të vitit të kaluar. Vlerësimi i imazhit dhe reputacionit bazohet në fakt në parametra të ndryshëm: statusi ose ndryshe prestigji ndërkombëtar i qytetit; vendet me interes turistik (vendet turistike, aspektet natyrore dhe transporti); kërkesat bazë, për shembull qëndrimi me çmime të përballueshme; niveli i shërbimeve publike; njerëzit që jetojnë në qytet (mirësjellja, diversiteti kulturor, siguria); stimujt ose ndryshe gjërat interesante që mund të bëni dhe në fund mundësitë arsimore dhe në biznes.

 

50 qytetet e analizuara në studim janë:

Europa Perëndimore: Amsterdami, Barcelona, Bazeli, Berlini, Brukseli, Dublini, Edinburgu, Gjeneva, Londra, Madridi, Mynihu, Parisi, Roma, Stokholmi
Europa Qendrore/Lindore: Stambolli, Moska, Praga, Vjena, Varshava
Azi Paqësori: Auckland, Bangkoku, Pekini, Hong Kong, Xhakarta*, Melburni, Mumbai, Seuli, Shangai, Singapori, Sidnej, Tokio
Amerika e Veriut: Boston*, Çikago, Dallas Fort Worth, Los Anxhelos, Nju Jork, San Francisko*, Toronto, Vankuver*, Washington D.C.
Amerika Latini: Buenos Aires, Mexico City, Rio de Zhaneiro, Santiago de Chile*
Lindja e Mesme/Afrika: Kajro, Cape Town, Doha, Dubai, Durban, Johanesburg

 

Klasifikimi i dhjetë vendeve më të admiruara në botë sipas “Anholt-GfK City Brands Index 2017”

1.Parisi konfirmohet qyteti më i admiruar në botë sipas Anholt-GfK City Brands Index 2017

2.Qëndron stabël, në vend të dytë, Londra, kryeqyteti anglez.

3.Qyteti australian, Sidnej, ngjitet një vend krahasuar me klasifikimin e fundit, atë të vitit 2015.

4.Ndoshta edhe për shkak të “efektit Trump”, Nju Jorku humb një pozicion krahasuar me dy vjet më parë.

5.Los Anxhelos, qyteti i engjëjve, renditet në vend të pestë, njësoj si në vitin 2015.

6.I vetmi qyteti italian, i vlerësuar në studimin ndërkombëtar të “Anholt-GfK City Brands Index”, është Roma, në vend të gjashtë.

7.Risia e vërtetë në këtë klasifikim janë qytetet australiane. Melburni renditet në vend të shtatë, duke u ngjitur me dy pozicione.

8.Kryeqyteti i Vendeve të Ulëta, Amsterdami, i njohur për trashëgiminë artistike, ndodhet në vend të tetë.

9.Qyteti kodrinor në Kaliforninë e Veriut është i famshëm për Golden Gate Bridge, tramin dhe shtëpitë viktoriane shumëngjyrëshe. Është hera e parë që Los Anxhelos bëhet pjesë e klasifikimit të “Anholt-GfK City Brands Index”.

10.Në vend të dhjetë, duke humbur tre pozicione, është kryeqyteti gjerman, Berlini.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of