Parisi synon të ndërtojë një pyll pesë herë më të madh se Central Park

28/02/2018 1:44 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Për më shumë se 15 vjet, qyteti i Parisit ka në plan të krijojë një pyll të ri në periferi të tij, në Pierrelaye-Bessancourt.

Por ky plan është përballur me pengesa, ndërkohë që njerëzit diskutojnë për përdorimin më të mirë të kësaj hapësire.

Politikanët francezë janë duke u përpjekur fort në mënyrë që ky projekt të realizohet.

Plani SMAPP parashikon 5,2 milje katrorë pemë e bimë. Sa i përket sipërfaqes, ky park është pesë herë më i madh se Central Park në Nju Jork. Pylli do të ishte rreth 18 milje në veriperëndim të Parisit.

Pierrelaye-Bessancourt është pranë lumit Sena.

Për rreth një shekull, Pierrelaye-Bessancourt ka qenë një tokë djerrë. Sot zona është si një landfill jozyrtar për plehrat e Parisit.
Tashmë Parisi dëshiron ta shndërrojë këtë hapësirë në një pyll të harlisur. Që pemët të rriten do të duhen 30 – 50 vjet.

Siç shihet në projekt, pylli do të ketë disa shtigje për ecje, një qendër për hipizëm, zona të mbrojtura, disa parkingje dhe kulla vrojtimi.

Pylli do të ishte një habitat për florën dhe faunën. Ai do të ndihmonte edhe në reduktimin e emetimit të dioksidit të karbonit.

Projekti është një nga përpjekjet e fundit për reduktimin e ndotjes atmosferike në Paris dhe rrethinat e tij. Në vitet e fundit, Parisi është përpjekur të krijojë më shumë hapësira të gjelbra për këmbësorët. Në verë të vitit 2016 u përurua një park i ri për makinat dhe një shëtitore përgjatë lumit Sena.

Sipas vëzhgimeve të CityLab, projekti duhet të përballet me disa sfida. Ky është një plan ambicioz i cili shënjon një lëvizje urbane në rritje, drejt hapësirave të gjelbra nëpër qytetet e botës.

Burimi: World Economic Forum

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz