Kryetari i Prishtinës , Shpend Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se këtë vit do të fillojë ndërtimi i parkingut nëntokësor te fakulteti i Filologjisë, e ku ndërtimet sipas Ahmetit do të zgjasin 18 muaj, shkruan “Zëri.info”.
Tutje Ahmeti ka informuar se është hapur konkursi për kompanitë të cilat dëshirojnë që të e ndërtojnë këtë parking dhe se përzgjedhja e do të bëhet në bazë të dëshmive mbi përvojën dhe dëshmive të kapacitetit financiar.
Ja postimi i plotë i tij:
Sot është publikuar njoftimi për parakualifikim për kompanitë e interesuara për ndërtimin e parkingut nëntokësor te Fakulteti Filologjik. Ky parking me minimum 500 vendparkime është një prej investimeve më të mëdha në Komunën e Prishtinës. Në fazen e parakualifikimit do të kalojnë vetëm kompanitë/konzorciumet që kanë dëshmi të përvojes dhe dëshmi të kapacitetit financiar.
Në sipërfaqe do të zgjerohet hapësira gjelbëruese duke rritur parkun qëndror të Prishtinës.
Punimet priten të fillojnë sivjet dhe të zgjasin 18 muaj.
Dokumentacioni mund të tërhiqet në Komunen e Prishtinës ndërsa afati për parakualifikim është deri me datëm 5 korrik 2018. /ZËRI
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.