Pas 19 orë debatesh, parlamenti i Serbisë miratoi para pak ditësh buxhetin për 2015, i cili synon të zvogëlojë shpenzimet mbi pensionet dhe industritë jofitimprurëse publike për të siguruar një kredi të FMN.
Buxheti ka për qëllim arritjen e një deficiti të konsoliduar në 231.9 miliard dinarë (1.9 miliard euro), apo rreth gjashtë për qind të prodhimit kombëtar.
Ai është hartuar në përputhje me një marrëveshje të kredisë prej1 miliard euro me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe përcakton të ardhurat në 924.4 miliard dinarë dhe shpenzimet në 1.11miliard.
Deficiti, i cili arriti më shumë se 7 përqind të PBB-së përfshin shpenzime nga bashkitë dhe disa firma shtetërore.
Tregtarët e valutës thanë se investitorët do të sigurohen që qeveria më në fund po vepronte për tëzbehur rolin e shtetit.