Ivica Todoriç, që qëndronte pas biznesit të madh kroat Agrokor, u dorëzua në polici në Londër. Ky lajm u konfirmua zyrtarisht nga Ministria e Brendshme e Kroacisë, transmeton IBNA.
“Todoric shkoi në stacionin policor të Charing Cross, sipas një urdhër arresti evropian të lëshuar nga Kroacia. Ai ishte nën hetime për aktivitete të pretenduara kriminale, si dhe falsifikimin e shënimeve financiare dhe keqpërdorimin e besimit.
Todoriç do të merret në pyetje para Gjykatës së Magjistraturës së Westminsterit dhe mund të lirohet me kusht. Më pas, Gjykata do të vendosë gjithashtu ose jo ta ekstradojë atë në Kroaci “-thuhet në njoftim.
Kryeministri i vendit, Andrej Plenkoviç u informua për zhvillimet e fundit dhe komentoi se do të ndiqet “procedura e rregullt” dhe se themeluesi dhe pronari i Agrokor-it “i ka të gjitha të drejtat si i pandehur”.
Zyra e Prokurorisë shtetërore të Kroacisë lëshoi një urdhër arresti me 21 tetor për themeluesin e kompanisë më të madhe private të vendit, Agrokor, si pjesë e një hetimi mbi kolapsin financiar të gjigandit të shitjes me pakicë.
Televizioni shtetëror tha se urdhri për të kapur Ivica Todoriç u lëshua disa ditë pasi policia bastisi shtëpinë e tij në Zagreb.
Todoriç dhe 14 drejtuesit e tij dyshohen për “vepra penale kundër ekonomisë dhe mashtrimit”. Ai i ka hedhur poshtë akuzat si “politike”.
Agrokor, shitësi më i madh në Ballkan, ka akumuluar rreth 6.5 miliardë dollarë (5.8 miliardë euro) në borxh. Autoritetet e Kroacisë janë përpjekur të dorëzojnë Agrokor për të shmangur një ndikim të valëzuar mbi ekonominë dhe për të shpëtuar dhjetëra mijëra vende pune