Partitë anti-BE kryesojnë në zgjedhjet e përgjithshme italiane

06/03/2018 11:30 AM 0 komente

Formimi i një qeverie të re mund të zgjasë disa javë. Zgjedhje të reja mund të jenë të nevojshme

Me marrjen e rreth dy të tretave të  votave nga zgjedhjet e përgjithshme italiane, të numëruara mëngjesin e djeshëm, fitorja e partive populsite është mëse e qartë. Partia kryesuese është “Lëvizja Pesë Yje” e ndjekur pas nga një tjetër parti e madhe fituese, “Liga Veriore”, një parti e krahut të djathtë, e cila do të shkaktojë një tronditje të madhe në Europë, duke përhapur një valë alarmi në Itali mbi flusket hyrëse të qindra mijëra eigrantëve në këtë shtet. Partia e tretë është partia anti-establishmet e ekstremit të djathtë, “Vëllezërit e Italisë”. Parashikimet mbi efektet në parlament, të cilat ende mund të rezultojnë të jenë të pasigurta për shkak të sistemit të ri zgjedhor dhe kompleks të Italisë, ku “Lëvizja Pesë yjë” ka marrë më shumë se një të tretën e vendeve në të dyja shtëpitë, gjë kjo që i jep asaj mundësinë për të bllokuar çdo qeveri me të cilën ajo nuk do të bjerë dakord.  Si një nga anëtarët e saj kryesorë, Alessandro Di Battista, ka deklaruar “ Se të gjithë ata duhet të vijnë e të bisedojnë më ne”. Të vetmet koalicione të realizueshme sipas rezultateve të  pjesshme të sondazheve ishin marrëveshjet e “Lëvizjes Pesë Yjet” me Partinë Demokratike (PD ) dhe skenari i ankthit për tregjet dhe pro-europianët, Liga. Nën udhëheqjen e pabesueshme të Matteo Salvinit, Liga ka marrë 18% të votive, katër pikë përqindjeje më shumë se partia e Silvio Berlusconit, “Forza Italia”. Berluskoni ka thën përpara votuesve dhe partnerëve europianë të Italisë, si ai është njeriu që do të mposhtë Z. Salvini dhe do të kufizojë euroskepticizmin e tij. Por rezultat e parë treguan të kundërtën, edhe pse gjithsesi mundësitë  e Z. Salvini për t’u bërë Kyreministër duken të pakta. Në Sicili, Lëvizja Pesë Yjet pritet të ketë një fitore të fortë, ndërsa në qytetin e  tij të lindjes në afërsi të Napolit, kandidati kryesor për Kryeministër i Lëvizjes Pesë Yjet, Luigi Di Maio, mori gati dy të tretat e votave. Humbësja e madhe rezultoi të ishte Partia Demokratike (PD), aleatja kryesore në qeverinë e koalicionit të Paolo Gentilonit, e cila duket se ka marrë më pak se 20% në numërimin e pjesshëm. Por rezultatet e dobëta për partitë “Forza Italia” dhe PD-në, duket se kanë përjashtuar rezultatin e dëshiruar nga investitorët, një koalicion mes këtyre dy partive të moderuara. Por në qoftë se nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje me Lëvizjen Pesë Yjet, në negociatat e parashikueshme që do të fillojnë sapo të njihen rezultatet, atëherë zgjidhje të tjera duhet të merren në konsideratë. Ato përfshijnë një qeveri jo-partiake të teknokratëve, të emëruar nga presidenti dhe një koalicion shumë të gjerë, ndoshta me një mandat për të miratuar një ligj të ri zgjedhor dhe pastaj të tërhiqen mënjanë për të lejuar zhvillimin e zgjedhjeve të tjera të përgjithshme. Por mënyra të tilla të zgjuara nuk do ta reflektojnë frymën e këtyre votimeve, në të cilat më shumë se gjysma e elektoratit votuan për populizmin, ndryshimet radikale dhe nevojën për të pasur fytyra të reja në qeverisje. Pavarësisht disa ngjashmërive, Lëvizja Pesë Yjet dhe Liga kanë ndryshime të shumta. E themeluar nga një komedian, Beppe Grillo, Lëvizja Pesë Yjet, refuzon ta përkufizojë veten e saj si një parti e krahut të majtë apo e atij të djathtë, duke qenë se sipas saj ato janë terma shumë të vjetëruara. Objektivi kryesor i lëvizjes ishte të krijojë një lloj të ri të demokracisë së drejtpërdrejtë në internet. Politikat ishin dhe vazhdojnë të jenë akoma në një farë mase në plan të dytë. Lëvizja pesë Yjet e përkufizon veten e saj si ambientaliste dhe pacifiste dhe që do të luftojë korrupsionin. Megjithatë, Z. Di Maio, ka deklaruar kohët e fundit kërkesën e partisë së tij për një referendum mbi anëtarësimin e Italisë në euro. Edhe Z. Salvini gjithashtu ka thënë se nuk beson se është koha e duhur për një dalje nga tregu i përbashkët. Disa pika të tjera të përbashkëta të këtyre dy partive, janë edhe premtimet për shpenzime më të pakta, të cilat do ta shtonin me disa dhjetra miliarda euro, deficitin e buxhetit të Italisë dhe borxhin e saj të lartë publik, rreth 130% e PBB-së. Të dy liderat e këtyre partive kanë një qasje simpatike ndaj Rusisë së Vladimir Putinit, i cili gjithashtu ishte një nga fituesit në zgjedhjet e së dielës.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz