Mesazhet inkurajuese dhe mbështetja e BE-së dhe Belgjikës, si dhe bashkëpunimi dhe asistenca konkrete e ekspertëve, do të bëjnë të mundur që Mali i Zi të vazhdojë proceset e reformës së tij, theksoi ministri i Financave, Radoje Zugic gjatë vizitës së tij tre-ditore në institucionet e BE-së dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Belgjikës.
Homologu tij belg ministri Overtveldt theksoi se Mali i Zi dhe Belgjika ushqejnë të njëjtën qasje strategjike për politikën e financave publike dhe përballen me sfida të ngjashme, e cila formon një bazë të fortë për zhvillimin e një bashkëpunimi të mëtejshëm dhe shkëmbimin e praktikave dhepërvojave të dobishme. Në këtë aspect, ai theksoi se ministri i Malit të Zi mund të mbështetet tërësisht në asistencën e partnerëve të tij belgë.
Zyrtarët diskutuan reformën e prokurimit publik në Mal të Zi, duke theksuar se reformat janë shumë të vështirs nga pikpamja administrative dhe ligjore, dhe se cilësia e reformave duhet të mbizotërojë ndaj shpejtësisë.