Pas Facebook, edhe Twitter humbet përdorues dhe bie në bursë

27/07/2018 6:34 PM 0 komente

Twitter “mbytet” në Wall Street me rënien e përdoruesve, dhe sipas parashikimeve, rënia do të vijojë. Letrat me vlerë humbën 17,5%. Kjo rënie ndjek atë të Facebook, që ka humbur 120 miliardë dollarë në kapitalizim, ose ndryshe një shifër e barabartë me gjithë vlerën e tregut të disa kolosëve amerikanë, ndër to Goldman Sachs.

Kompania, e cila drejtohet nga Jack Dorsey, e mbylli tremujorin e dytë me një fitim neto prej 100,1 milionë dollarësh, me të ardhura në rritje me 24%, në 711 milionë dollarë, mbi gjithë pritshmëritë e analistëve. Por numri i përdoruesve mujorë ka rënë në 355 milionë, 1 milion më pak krahasuar me tre muaj më parë, por në rritje me 2,8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Platforma e shpjegon rënien e numrit të përdoruesve me përpjekjen për të pastruar microblog-un, rregulla më të ashpra mbi privatësinë nga ana e BE dhe ndryshimet e futura në përdorimin e rrjeteve sociale.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz