Kthesa BlackBerry Ltd ka fituar vrull, pas kërkesës së rritur nga furnitorët dhe kompania raportoi një humbje më të vogël sesa ishte parashikuar.
Ngushtimi i humbjes erdhi si rrjedhojë e uljes së kostove dhe stabilizimit të shitjeve të telefonave inteligjentë. Kompania shiti 200.000 telefona me ekran katror të quajtur BlackBerry Passport që në javën e parë të debutimit. Ai ka në plan ta kthejë kompaninë me fitime vitin e ardhshëm
“Ristrukturimi i fuqisë sonë punëtore është kompletuar dhe tani jemi të fokusuar në rritjen e të ardhurave, duke investuar me zgjuarsi në pozicionin tonë si një ndërmarrje lider në telefoni dhe siguri”, deklaroi kompania.
BlackBerry merr fitim nga çdo telefon Passport, i shitur në çmimin aktual prej $599 dollarësh në SHBA dhe $699 në Kanada.
Karakteristikat e telefonit janë si më poshtë:
− Të përgjithshme: Lidhje me internet 2G, 3G dhe 4G.
− Trupi: Dimensionet: 128 x 90.3 x 9.3 mm, Pesha:194 gr, Tastiera: QWERTY
− Ekrani: 1440 x 1440 piksel, 4.5 inç, mbrojtur nga Corning Gorilla Glass 3
− Memoria: 32 Gb, po mund të zgjerohet me “micro sd” deri në 64 Gb
− Ram: 3Gb
− Procesori: Quad-core 2.26 GHz Krait 400
− Kamera: Primare: 13 MP, 4128 x 3096 piksel, Ballore: 2MP, 720 P.
− Video: 1080p@60fps, Full Hd
− Sistemi i Operimit: BlackBerry 10.3 OS
− Bateria: 3450 mAh, e pazëvendësueshme
Të veçantat e telefonit:
Aplikacioni Hub. Ky softuer unifikon pjesën më të madhe të llogarive të email-eve, mesazheve dhe rrjeteve sociale. Është shumë herë më mirë t’i kesh të gjithë këto shërbime në një vend pa u lodhur të kalosh sa në një aplikacion në një tjetër.
BlackBerry ka një ndihmës online, si Siri i Apple dhe Cortana i Microsoft, që ju dërgon mesazhe për detajet e kalendarit dhe ju ndihmon të krijoni mesazhe dhe të caktoni takime.
Alpikacioni Blend është ndoshta krenaria e BlackBerry. Ky softuer lidh një përdorues të BlackBerry me PC dhe me pajisje të tjera si Microsoft, Apple dhe Google. Blend krijon lidhje të sigurta ndërmjet një sërë pajisjesh dhe bën që të gjitha shënimet e tuaja në kalendar, mesazhet etj., të shfaqen në një vend. Është një kod i vogël inteligjent, që bën një punë të mirë në bashkimin e botës tuaj profesionale dhe personale.
Pikat e dobëta të Passport: Duket i çuditshëm. Është thjesht më i çuditshmi i 2014-s në epokën e telefonave inteligjentë. Ndërkohë që kompani si Apple dhe Microsoft kanë marrë hapa të mëdhenj, për të kombinuar produktivitetin me argëtimin, BlackBerry është duke deklaruar që ju nuk ju duhet kjo, aspak.
BlackBerry tregohet i angazhuar në atë që quhet “celularë profesionalë” dhe në idenë “puno në gjerësi”. Është mirë të shohësh bindje dhe vendosmëri në ekzekutimet e dhëna.