Tashmë fluksi i turistëve arabë që ka dhënë një kontribut të ndjeshëm në suksesin që ka shënuar vitet e fundit turizmi turk, po shfaq interes të veçantë edhe ndaj sektorit të pasurive të patundshme.
Gjithmonë e më shumë turistë arabë po interesohen në blerjen e pasurive të patundshme kryesisht në qytetet e Stambollit, Bursës dhe në zonën e Detit të Zi ndërsa pritet që shitjet e banesave për ta të rriten me 50%.
Gjatë vitit 2015 arabëve u janë shitur 10 mijë e 863 pasuri të patundshme dhe parashikohet për një shifër potenciale të shitjeve të tilla arrinë në rreth 15 mijë.