Parashikimi javor i tregtimit për çiftin e monedhave GBP/USD
Pas rënies nga maja 1.7191 e arritur në korrik 2014 dhe arritjes së vlerës më të ulët të tregtimit 1.3836 në shkurt të ketij viti, pundi britanik po përgatitet për rikthimin e tij. Sjellja e mëtejshme e tij është konfirmim se paundi po krijon bazën për rivlerësimin e tij kundrejt USD. Vlerat e tregtimit që nga muaji shkurt kanë shërbyer për krijimin e figurës inverted “head and shoulder” që është figurë tipike e arritjes së bottem-it (pikës së fundit të rënies). Nje gjë e tillë u duk qartë në levizjen që tregu kreu javën e kaluar, gjatë së cilës tregtimi i çiftit GBPUSD pati karakter bullish (agresiv). Tregtimi arriti vlerën më të lartë 1.4452 gjë që u shoqërua me çarjen e neckline-it të figurës “Head and Shoulder” por pa mundur të testojë Ema 20 në grafik javor. Tërheqja më pas e tregut nga vlera e mësipërme dhe mbyllja ditore në tregtimin e ditës së premte nën vleren e neckline-it të figurës H&S në kushtet kur Ema-t 20 dhe 50 në grafik ditor mbeten ende të pakryqezuara janë shenjë se kompletimi i figurës në fjalë është në dyshim.
Në këto kushte java ne vazhdim, do të jetë decisive në ecurinë afatgjatë të tregtimit të çiftit GBP/USD. Një mbyllje ditore nën suportin 1.4265 do të ishte shenje e dështimit të kompletimit të figurës H & S dhe rikthimit të trendit bearish (jo agresiv) drejt testimit të vlerës më të ulët të tregtimit të muajit shkurt 1.3836. Nderkohë një mbyllje ditore mbi majën 1.4452 do të ishte konfirmim i kompletimit të figurës H & S dhe do të hapte rrugën drejt avancimit të tregtimit në javët në vazhdim drejt rezistencës së radhës 1.51.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.