Paya del Amor, parajsa në një vullkan

03/07/2018 5:27 PM 0 komente

Për një verë të mrekullueshme, përse të mos guxoni të rezervoni një fluturim në një destinacion parajsë? Në brigjet e Puerto Vallarta, në bregun meksikan të Paqësorit, është një vend që shkon përtej imagjinatës.

Bëhet fjalë për “Hidden Beach” ose Playa del Amor, një plazh “i padukshëm” i formuar në brendësi të një krateri vullkanik. Një cep i Edenit me rërë të bardhë, i arritshëm vetëm nëpërmjet një tuneli i përshkueshëm me not që e lidh me Oqeanin Paqësor.

Pjesë e arkipelagut të Marieta Islands, i formuar shekuj më parë nga aktiviteti vullkanik i zonës, Playa del Amor e ka origjinën nga shpërthimet që ndodhën në zonë në fillim të shekullit 20, pas testeve ushtarake të qeverisë meksikane. Shpërthimi i një bombe shkaktoi një gropë të madhe në shkëmb, në brendësi të së cilës, me kalimin e kohës, u krijua ky plazh nëntokësor, me një faunë të pasur

Aktualisht, arkipelagu është pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s, falë, mbi të gjitha ndërhyrjes së eksploruesit francez Jacques Cousteau. Pas disa vitesh përpjekje për të mbrojtur Marieta Islands, oqeanografi ia doli të bindë autoritetet meksikane ta deklaronin zonën park kombëtar të mbrojtur kundër peshkimit, gjuetisë dhe aktiviteteve të tjera potencialisht të dëmshme për mikrokozmosin e krijuar në arkipelag.

Sot ishujt janë të pabanuar, edhe pse çdo vit mijëra turistë (duhet autorizim) mund të eksplorojnë plazhin në krater dhe të shijojnë bukuritë natyrore të arkipelagut, vend ideal për të pasionuarit e snorkeling. Ujërat e këtij arkipelagu kanë varietetin më të madh të peshqve, me rreth 103 specie të ndryshme që notojnë të pashqetësuar në një det të kristaltë.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of