Prodhimi i Brendshëm Bruto ka shënuar rënie me 2.5 për qind në tre mujorin e dytë të vitit 2014.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, vlerësimet janë kryer sipas aktiviteteve ekonomike, bazuar në klasifikimin statistikor të tyre dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante.
“PBB-ja në tremujorin e dytë të vitit 2014 shënon rënie reale për 2.5%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013. Kjo rënie është e theksuar në aktivitetet ekonomike si: Furnizimi me energji elektrike, me gaz, furnizimi me ujë me (17.1%); Industria nxjerrëse me (13.5%); Ndërtimtaria me (11.8%); Transporti dhe magazinimi me (10.1%).”- shkruan ASK-ja, transmeton Kosova Press.
Sipas raportit, rritje kishte vetë në aktivitetet financiare dhe te sigurimit me 5.5%, afarizmi me pasuri të patundshme me 4.1%.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.