Sipas të dhënave të rregulluyara sezonale të Bullgarisë, norma e rritjes së PBB-së në tremujorin e dytë të vitit 2014 ka shënuar një rritje prej 0.5% krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Sipas vlerësimeve më të fundit të PBB-së nga shpenzimet përfundimtare në tremujorin e dytë të 2014 kontributin më të në rritjen e regjistruar e kanë eksporti I mallrave dhe shërbimeve të cilët u rritën me 1.0%, formimi i kapitalit fiks bruto me 0.8% dhe konsumi individual me 0.1%. Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2014, PBB-ja e Bullgarisë në të dhënat e rregulluara sezonale u rrit me 1.6% krahasuar me tremujroin e dytë të vitit të kaluar.Një rritje është shënuar në industri (4.5%) dhe sektorin e shërbimeve (1.0%), ndërkohë që sektori i bujqësisë e redktoi nivelin e saj me 1.5. Per sa i përket komponentëve të shpenzimeve të PBB-së, konsumi final regjistroi një rritje pozitive ekonomike të individit dhe konsumit kolektiv nga 1.9 dhe 0.3% në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Eksportet dhe importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 2.9% dhe 1.0%.