Prodhimi i brendshëm bruto i Rumanisë (PBB) u rrit me 3.7% në vitin 2015 krahasuar me vitin 2014, sipas vlerësimeve të para të publikuara të premten nga Instituti Kombëtar të Statistikave (INS).
Kjo është norma më e lartë e rritjes për ekonominë lokale pas vitit 2008.
Në tremujorin e katërt, ekonomia e Rumanisë u rrit me 1.1% në krahasim me tremujorin e kaluar (TM3 2015), dhe me 3.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2014 (TM4 2014), në shifra të rregulluara sezonalisht.
Rritja e PBB-së vitin e kaluar u bazua kryesisht në konsumin e lartë të brendshëm. Xhiro e tregtisë me pakicë u rrit me 8.9% në vitin 2015. Në vitin 2014, rritja shënoi 7%. Reduktimet e taksave dhe rritja e pagave në sektorin publik përbënin shtytësit kryesor për të përshpejtuar shitjet me pakicë.
Kjo çoi edhe në importe më të larta dhe një deficit më të gjerë tregtar në vitin 2014. Eksportet, që kanë qenë motori i rritjes në vitin 2013 dhe 2014, u ngadalësuan nga një rritje 5.8% në vitin 2014 në 4.1% në vitin 2015. Në të njëjtën kohë, importet u përshpejtuan nga rritja 5.9% në 2014 në 7.6% në 2015.
Rritja e industrisë vendase ishte gjithashtu edhe më e ulët në 2015 krahasuar me vitin e mëparshëm, vetëm 2.7%, me rënie nga 6.1% në 2014.
Sektori i ndërtimit ka kontribuar edhe në rritjen më të lartë ekonomike në 2015. Ndërtimit u rrit me 10.4% në vitin 2015 në krahasim me vitin e kaluar.
Ekonomia e Rumanisë pritet të regjistrojë gjithashtu një normë më të lartë të rritjes në vitin 2016, pasi në fillim të këtij viti nisën edhe shkurtimet e reja tatimore.
Burimi: Romania-insider-com