Produkti i brendshëm bruto të Turqisë ka arritur 5.1 përqind në tremujorin e dytë të vitit 2017, duke kapërcyer pak më shumë ritmin e rritjes prej 5 përqind në tremujorin e parë, njoftoi të hënën Instituti Turk i Statistikave (TurkStat).
Në tremujorin e dytë që mbulon periudhën prill-qershor, PBB-ja u rrit me 16.3 për qind dhe arriti në 734.2 miliard lira turke (215.3 dollarë) me çmime korrente.
Vlera totale e shtuar u rrit me 4.7 për qind në sektorin e bujqësisë, 6.3 për qind në sektorin e industrisë, 6.8 për qind në sektorin e ndërtimit dhe 5.7 për qind në sektorin e shërbimeve (tregtia me shumicë dhe pakicë, transport, magazinim, akomodim dhe shërbime ushqimore) krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.