Edhe pse ky qytet mund të ketë një histori që daton rreth 3,000 vite më parë, ai sot mund të konsiderohet, pa frikë, si një prej qyteteve më moderne në botë dhe me një rritje shumë të shpejtë.
Me zhvillimin e shpejtë të teknologjisë së Inteligjencës Artificiale, të internetit me shpejtësi shumë të lartë dhe investimeve shumë të vlefshme në industinë energjitike, Pekini po shndërrohet në një prej qyteteve më të kërkuara në botë nga sipërmarrësit e rinj.
“Nëse do të arrij të jem i suksesshëm këtu, do t’ia dal të jem i suksesshëm edhe në çdo vend tjetër të botës”, shprehet Clemens Sehi, në një prej vargjeve të këngës së famshme të Frank Sinantras.
Pse Pekini është shndërruar në një prej qyteteve më të kërkuara nga sipërmarrësit
Zhvillimi i shpejtë i Inteligjencës Artificiale, internetit dhe i shumë lehtësive të tjera po e shndërron Pekinin në një prej qendrave më të kërkuara nga sipërmarrësit e rinj, sidomos në drejtim të industrisë së teknologjisë.
Por si është jeta në Pekin
Duke qenë një prej kryeqyteteve me popullsinë më të madhe në botë dhe duke pasur një prej gjuhëve më të vështira përbën problem për një numër të madh sipërmarrësish që duan të shkojnë të punojnë në Pekin dhe të investojnë aty.
Çfarë tjetër duhet të dini nëse doni të shkoni të punoni në Pekin?
Pavarësisht të gjitha gjërave pozitive që u thanë më sipër dhe që po tërheqin një numër të madh sipërmarrësih, nuk duhet të harroni edhe faktin se integrimi në kulturën vendase nuk është aspak i lehtë.
Vështirësitë fillojnë që nga transporti publik, i cili është i mbingarkuar.
Ajri në qytet është shumë i ndotur dhe kjo ka qenë një prej arsyeve kryesore që ka shtyrë një numër të madh banorësh vendas të shkojnë në qytete apo shtete të tjera.
Burimi: BBC