Pemët më të mëdha dhe më të bukura të Krishtlindjeve nëpër botë

24/12/2018 5:28 PM 0 komente

Krishtlindjet dhe Viti i Ri janë periudha më e bukur e vitit. Ky ështe fakt.

Simbol i Krishtlindjeve është pema, e zbukuruar me dekorime e drita dhe me një yll në majë të saj.

Tradita e pemës së Krishtlindjeve ka një histori të pasur, e cila është përhapur në të gjitha cepat e botës, – me pemë që të lënë pa mend për madhështinë dhe bukurinë e tyre…

Më poshtë janë disa prej pemëve më të bukura të Krishtlindjeve nëpër botë.

Mali Ingino, Gubbio, Itali

Në shpatet e malit Ingino, jashtë Gubbio, në Italinë Qendrore, pemët e pishave janë zbukuruar me drita, duke krijuar një “pemë” masive, 610 metra, në faqen e malit. Në vitin 1991, Pema u fut në Librin e Rekordeve Guinness si pema më e madhe e Krishtlindjeve në botë, dritat e së cilës ndizen dhe fiken në distancë nga Papa, nëpërmjet një tablet-i.

 

Puerta del Sol, Madrid, Spanjë

Pema e Krishtlindjeve në Madrid është një vepër arti, për të cilën janë përdorur metale dhe xham.

 

Rio de Janeiro, Brazil

Pema lundruese në lagunën Rodrigo de Freitas nw Rio de Janeiro, Brazil, është 85 metra e lartë. Struktura gjigante u përurua me një spektakël fishekzjarrësh gjatë një performance me muzikë dhe drita, duke mbledhur mijëra njerëz në lagunë. Pema lundruese e Krishtlindjeve ndriçohet nga më shumë se dy milionë drita.

 

Trafalgar Square, Londër, Britani e Madhe

Pema në sheshin Trafalgar në Londër është një dhuratë e përvitshme nga Norvegjia që prej 1946-s, si shenjë falënderimi ndaj ndihmës që Anglia i dha gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

Comercio Square, Lisbonë, Portugali

Në Lisbonë, kryeqytetin e Portugalisë, në “Comercio Square” është pema më e lartë e Krishtlindjeve, 76 metra.

 

Dortmund Christmas Market, Dortmund, Gjermani

Kjo pemë gjigante Krishtlindjesh, në Dortmund, është e përbërë nga pisha më të vogla, më saktësisht 1700 të tilla. Në Dortmund ndodhet dhe tregu më i madh i Krishtlindjeve, me më shumë se 300 “shtëpiza” për t’u eksploruar.

 

Federation Square, Melborn, Australi

Ju do të mrekulloheni nga pema gjigante e Krishtlindjeve në Federation Square, në Melburn.

 

Galeries Lafayette, Paris, Francë

Një pemë, 4 kate e lartë, e vendosur brenda Galeries Lafayette Department Store në Paris. Dhe çdo vit, pema, duke u zbukuruar me një temë të caktuar, i lë gojëhapur vizitorët.

 

Rockefeller Plaza, Nju Jork, SHBA

Pema e Krishtlindjeve në Rockfeller Plaza në Nju Jork është ndër më të famshmet në botë, e shfaqur në shumë filma Krishtlindjesh. Ajo vendoset aty që prej vitit 1933.

 

Brandenburg Gate, Berlin, Gjermani

Ka një fakt interesant, por të bukur në lidhje me vendosjen e pemës së përvitshme të Krishtlindjeve përpara Brandenburg Gate në Berlin. Thuhet se pema e Krishtlindjeve simbolizon vullnetin e mirë ndaj të gjithëve, ndërsa Porta e Brandenburgut njëherë e një kohë ishte vendi ku zhvilloheshin ceremonitë e nazistëve.

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of