Gjatë vitit 2013 tregu i fondeve private të pensioneve u rrit me rreth 57% krahasuar me vitin 2012. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare bie në sy se numri i meshkujve të përfshirë në skemë u rrit me rreth 12% ( 4, 272 persona) gjatë periudhës janar-dhjetor 2013, ndërsa ai i femrave me vetëm 4.4% ( 3,615), çka tregon se janë meshkujt ata që preferojnë ( ose kanë më shumë mundësi) që të bëhen pjesë e këtij shërbimi. Megjithatë, sipas AMF ka një sërë arsyesh që e pengojnë këtë treg të zhvillohet me ritme të larta dhe më kryesoret kanë të bëjnë me mungesën e stimujve të përshtatshëm fiskalë, , sikundër ndodh në tregjet e tjera kryesisht ato evropiane. Kufizimet aktuale të përcaktuara në ligjin për tatimet mbi të ardhurat kanë cenuar interesat e shumë individëve që tentuan të futen në skemat e pensionit vullnetar. Sipas AMF-së është e domosdoshme që të gjejnë zbatim lehtësitë tatimore për individët që përfshihen në këto skema, ashtu si ato janë parashikuar në Ligjin “Për fondet e pensionit vullnetar”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.