Pensionet private, tregu u rrit me 31% ne 2017, totali i aseteve rreth 13 milionë euro

13/02/2018 3:07 PM 0 komente

Viti 2017 ka regjistruar një rritje dyshifrore për tregun e pensioneve private vullnetare në raport me një vit më parë. Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare tregojnë se deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar totali i aseteve neto ishte rreth 13 milionë euro, me një rritje 31 për qind në raport me fundin e 2016-ës.

Numri i anëtareve në fondet e pensioneve deri më 31 dhjetor 2017 ishte 20,947 anëtarë duke shënuar rritje prej 20.96% krahasuar me 31.12.2016.

Sot në treg ushtrojnë aktivitetin e tyre tre fonde pensioni Sigal, Raiffeisen dhe Sicred Pension. Përtej rritjes dyshifrore dhe dinamike, si në vlerë asetesh edhe në numër anëtarësh tregu i pensioneve private vullnetare mbetet akoma një treg modest dhe me një peshë të vogël në totalin e atyre që ka sot nën mbikëqyrje Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Kompanitë prej kohësh po lobojnë lidhur me shtimin e kolonës së tretë në skemën e pensioneve e cila sipas tyre do të nxiste rritjen e tregut. Aktualisht skema e pensioneve në vend përbëhet nga dt kolona ku është ajo shtetërore e detyrueshme dhe private vullnetare. Kolona e tretë mendohet të menaxhohet nga privatet dhe të jetë e detyrueshme. Një nga variantet e mundshme të saj e cila edhe është lakuar në tryeza mes qeverisë dhe privatëve është ndarja e detyrimit që paguhet në skemën shtetërore në dy pjesë duke çuar një përqindje të saj tek privati jovullnetar. Gjithsesi ende nuk ka një draft final për këtë pjesë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of