Shqipdon Fazliu, Koordinator Kombëtar për luftimin e krimit ekonomik, ka thënë se në periudhën janar-qershor 2014, janë sekuestruar pasuri në vlerë prej 27 milionë eurosh.
“Bëhet fjalë për 365 mijë euro para të ngrira, 7 shtëpi, paluejtshmëri 38 hektarë tokë, 17 baneda, 2 objekte ndërtimore, një motel, 9 vetura , 6 lokale afariste, lojëra të fatit, makineri të ndryshme, fabrikë, klinikë, restoran. Pra kemi të bëjmë me sekuestrim që do të thotë përkohësisht deri në vendimin e gjykatës”, ka thënë Fazliu në emisionin “Puls” të KTV-së.
Fazliu ka treguar se në bazë të analizave nga ekspertët ndërkombëtar, shpërlarja e parave po bëhet nga ndërtimet.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.