Sipas studimeve të ndryshme të zhvilluar në të gjithë botën, 49 për qind e punonjësve nuk negociojnë me punë-dhënësit e tyre. Një shans i humbur ky për punë-kërkuesit, duke qenë se tema mbi negociata të mundshme bëhet mbi pagën. Por jo vetëm…
Pse të mos negociojmë diçka më shumë se pagesa jonë mujore?
Ekspertët sugjerojnë që të bëni një listë të ‘domosdoshmërive’ tuaja dhe gjërave që do të ishte mirë po t’i kishit.
1. Orar fleksibël: 33 %
Punëdhënësit bien dakord se ka kaluar koha kur ata prisnin, me derën hapur, që punonjësit të vinin në punë në një orë ekzakte. Duke e zhvendosur fokusin e tyre mbi rezultatet dhe një orar fleksibël, ata po tërheqin dhe mbajnë në detyrë punonjës me cilësi më të lartë, duke arritur që puna të kryhet e plotë dhe duke lejuar që punonjësi të performojë në orët e kulmit të produktivitetit të tij.
2. Më shumë kohë për pushim: 19 %
Një punonjës që ka pushuar mirë, ka performancë më të mirë dhe më pak gjasa për t’u larguar nga kompania. Për çdo 10 orë shtesë në pushime, performanca përmirësohet me 8 për qind, tregojnë studimet e zhvilluara në SHBA.
3. Të punosh nga shtëpia: 15 %
Ekspertët sugjerojnë se të paktën një herë në javë duhet kryer. Kjo është një mënyrë që ndikon vërtet pozitivisht në psikologjinë e punonjësit dhe si rrjedhojë në punën e tij.