Gjatë muajve të fundit, risia në botën e smartphone-ve është fotokamera e dyfishtë në pjesën e pasme, e cila ju garanton foto me cilësi më të lartë
Shumë prej nesh do t’i ketë rastisur t’i shohë, ndonjëri edhe mund të ketë një smartphone me këtë teknologji. Po flasim për kamerën e dyfishtë në pjesën e pasme të telefonave. Kjo nuk përbën risi tanimë, por për shumë prej nesh nuk është e qartë se për çfarë shërben kamera e dyfishtw.
Nga dy fotokamerat, njëra është ajo kryesore, ose ndryshe ajo më e rëndësishme për cilësinë dhe bukurinë e fotove. Ndërsa kamera e dytë, në disa situata ndihmon të parën, dhe ju lejon të përdorni funksione të tjera. Funksionet e fotokamerës dytësore varen prej modelit të smartphohe.
Përdorimi i kamerës së dyfishtë
Në këtë pikë, pyetja është: Për çfarë shërben një aparat për foto bardhezi? Qëllimi i një lente në bardhezi është që të kapë, në mënyrë intuitive, pamjet vetëm në bardhezi. Ajo shërben për të rregulluar sasinë e dritës që arrin në fokus, duke përfituar në këtë mënyrë një imazh të qartë, duke nxjerrë në pah shumë detaje. Në raste të tjera, kamera e dyfishtë shërben për të nxjerrë në pak një objekt apo një person në krahasim me një tjetër.
Huawei 10
Le të shohim më në detaje disa nga fotokamerat e dyfishta më të vlerësuara të momentit. E nisim me Huawei 10. Bëhet fjalë për një telekamerë monokromatike, që ju ndihmon të merrni më të mirën nga të dy shkrepjet, për t’i dhënë përdoruesit foton më të mirë të mundshme. Ky funksion është veçanërisht i dobishëm në rastet kur drita nuk është optimale, por edhe në ato raste kur drita është shumë e madhe.
iPhone 7 Plus
Tek Apple, dy fotokamerat bëjnë gjëra të ndryshme dhe dallohen
nga disa karakteristika. Fotokamera e dytë është ideale për të realizuar të ashtuquajturat foto portret, ose ndryshe foto që nxjerrin në pah një personash ose një objekt.
LG6
Tek LG 6, fotokamera përdor një efekt me kënd të gjerë, që është i dobishëm për të bërë foto “panoramike”, duke mos e humbur origjinalitetin ose duke mos i modifikuar dimensionet reale të objekteve apo peizazheve.
Përfundimi
E vërteta është që cilësia e fotove varet ekskluzivisht ose pothuajse nga kamera kryesore. Por avantazhi i fotokamerës së dyfishtë është realizimi i shkrepjeve me efekte të veçanta.