Për dy muaj performanca e ATK-s rritje me 15.5 %.

12/03/2018 9:36 AM 0 komente

Performanca e të hyrave në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) është duke u rritur vazhdimisht, vetëm për muajin janar-shkurt 2018 nga të hyrat e rregullta janë mbledh 78.9 milionë euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 10.6 milionë euro apo 15.5 %.

“Në raport me planin janë mbledhur 7.4 % më shumë të hyra. Të hyra të njëhershme nga FKPK (Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës) gjatë muajit janar janë arkëtuar 9.9 milionë euro”, ka njoftuar ATK.

Gjatë periudhës janë arkëtuar mbi 23.1 milionë euro të hyra për FKPK.

“Pra, gjithsej të hyra gjatë kësaj periudhe raportuese (Tatimet, FKPK dhe nga të hyrat e njëhershme nga FKPK) janë në vlerë prej mbi 111.9 milionë euro”.
Rezultat për rritjen e të hyrave janë avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare.

Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilit bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore. /Telegrafi/

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz