Për të qenë një menaxher i lartë, jini i thjeshtë.
Ndërtoni një mision të qartë për ekipin tuaj, artikuloni qëllimet e grupit, hapni rrugë në mënyrë që ti mundësoni personelit tuaj ndërmarrjen e vendimeve të ndryshme dita-ditës.
Thjeshtësia është gjithashtu tipar i një menaxhimi ‘shembull’. Duhet të ndihmoni dhe të orientoni stafin se si t’i organizojnë ditët e tyre në varësi të rëndësisë, nëse duhet të shkojnë apo jo në një takim të veçantë, cilët nga email të lexojnë.
Nga ana tjetër, ekspertët sugjerojnë se të qenit i “thjeshtë” ndihmon edhe klientët, që të shmangin kompleksitetin e mundshëm të ofertës suaj.
Për shembull, mes viteve 1984 dhe 2003 Microsoft Word futi në sistem nga 40 aplikacione në më shumë se 1,500-dhe shumë përdorues të ‘tronditur’ u kthyen drejt alternativave më të thjeshta.