Ku duhet të marrin parasysh të zhvendosen punëtorët për të kërkuar mundësi për të bërë karrierë, ndërkohë të kenë shansin për të jetuar një jetë personale?
Një raport i nxjerr nga “Nerd Wallet” mori në konsideratë një sërë tiparesh si orët e punëve në kohë të plotë, të ardhurat, kostot e jetesës për të përcaktuar qytetet që iu ofron punonjësve shanset më të mira ose të këqija për një balancim ndërmjet punës dhe jetës. Ky raport arrit në përfundimin që qytet me kosto më të ulëta jetese, me konkurrencë të ulët për blerjen e shtëpive dhe ekonomi bazike janë më të favorshme për të ruajtur një balancim ndërmjet punës dhe jetës.
“Shumë njerëz përfundojnë në vendet me kosto të ulët jetese ku nuk ka kërkesa të mëdha për shtëpi, vende ku ti nuk do të duhet të kesh disa punë njëkohësisht për të arritur fundin e muajit,”-thotë Raghavan, analist i studimit.
Këto janë 3 prej qyteteve amerikane që kanë një balancë të mirë punë-jetë.
- Bloomington, Indiana. Ka një rritje popullsie vetëm prej 33% nga 1990.
- Provo, Utah. Mesataria javore e orëve është 30.9.
- Gainesville, Florida. Vetëm 32.5 orë punë për njerëzit më kohë të plotë.