Barku plot sjell ëndrra të këqija: është një thënie e vjetër, por që e vërteton tanimë një studim (botuar në Frontiers in Psychology) në të cilën studiuesit kanadezë, duke përdorur pyetësorë të ndryshëm, vlerësuan mbi një kampion prej 382 studentësh universitarë parametrat e lidhur me gjumin, ëndrrat dhe zakonet e të ushqyerit. Sipas 18% të pjesëmarrësve ëndrat ndikoheshin nga konsumi i ushqimeve të caktuara, ose vakti i një ore të vonë.
Ndër ushqimet më të përmendura si ‘nxitës’ të ëndrrave si të shqetësuara, apo të cuditshme figuronin produktet e qumështit pasuar nga çokollata, ëmbëlsirat, ushqimet pikante dhe mishi.
Ndër hipotezat e kërkuesve fakti që (përveç sasisë së ushqimeve të caktuara) për të ndikuar ëndrrat-qoftë drejtpërdrejt ose tërthorazi përmes çrregullimit të gjumit – janë trazirat që në individë të ndjeshmëm mund të ndodhin për shkak të konsumimit të ushqimeve të caktuara .
Së fundi, gjallëria e ëndrrave është raportuar më shpesh nga ata që kishin qenë më të gjatë pa ngrënë (për shembull, nga ata që kanë konsumuar darkën shumë herë) dhe rezultoi e shoqëruar me një dietë të shëndetshme. Jo vetëm kamomil për një gjumë më të mirë.
Edhe sallata duket një sugjerim i mirë për cilësitë e saj qetësuese.