Për një grua të drejtojë një biznes është organike

20/11/2018 3:51 PM 0 komente

Dëshira ime është të shoh më tepër gra në pozicione drejtuese, dhe një shoqëri që frymëzojnë gratë për tu bërë të pavarura dhe për të ndryshuar vendin tonë për mirë…

 

Flet Vjollca Hoxha, sipërmarrëse, aksionere e Top Channel dhe Digitalb

 

Sa e vështirë është të jesh një femër sipërmarrëse në Shqipëri?

Në një shoqëri maskiliste si e jona, gratë biznesmene janë të pakta, por jo më pak të suksesshme. Ka prej tyre që e kanë krijuar prej fillimit biznesin e tyre, dhe prej tyre që e kanë çuar përtej një biznes pasi kanë marrë drejtimin e tij.
Për një grua të drejtojë një biznes është pak a shumë organike, na vjen së brendshmi, sepse menaxhojmë celulën më të rëndësishme të shoqërisë, familjen!

Sigurisht që bashkë me ndjeshmërinë të duhet të kesh edhe cilësi që në mënyrë seksiste u atribuohen vetëm burrave, dhe në një sens, të “kërkohet” të burrëzohesh. Eksperienca ime më ka treguar se mund të bësh dhe pa këtë të fundit, duke kuptuar mirë se çfarë i duhet biznesit tënd për momentin, duke bashkëpunuar me njerëz me pasion si një prej aspekteve më të rëndësishëm për suksesin e një biznesi, por edhe duke përdorur mençurinë e një gruaje, e cila shpesh është superiore. Të mos harrojmë, Gruaja mbylli djallin në shishe!

Dëshira ime është të shoh më tepër gra në pozicione drejtuese, dhe një shoqëri që frymëzojnë gratë për tu bërë të pavarura dhe për të ndryshuar vendin tonë për mirë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of