Ndërsa filloni një negociatë intensive, është e rëndësishme që si fillim të ndërtoni besimin: kjo e bën punën e përafrimit të dy palëve të interesuara më të lehtë (dhe bën që personi përballë të ketë më shumë gjasa të respektojë angazhimet e tij). Ju mund të ndërtoni besimin duke krijuar ndjesinë e ngjashmërisë mes të dyve prej jush – të ngjasosh me tjetrin është një nga mekanizmat bazë të mendjes në përcaktimin e besnikërisë. Kështu që herën tjetër kur të negocioni, gjeni dhe theksoni diçka – çdo gjë – që do ndihmojë homologun tuaj të dallojë lidhjen mes jush. A jeni tifoz për të njëjtin ekip sportiv? A keni bërë të njëjtat punë në fillimet tuaja? A përpiqeni njësoj të mbani një balancë punë dhe një familje? Kjo ndjenjë përkatësie ju bën më të gatshëm të bashkëpunoni dhe të gjeni një zgjidhje që funksionon për të gjithë.