Ne përfshihemi të gjithë në shitje. Si në rast se shesim një shërbim apo produkt për një klient, një ide për ekipin apo menaxherin, apo një pushim për bashkëshortin.
John Spence, një nga ekspertët në fushëne menaxhimit thotë:
‘Menaxherët më të mirë të shitjes nuk shesin, ata shërbejnë. Për ta pozicionuar veten si një këshilltar i besuar, një partner dhe kolegë me klientët tuaj, ju duhet të përqëndrohet në këtë ekuacion:
Kompetencë+Shqetësim+Kuriozitet x Karakter=Sukses në shitje
Kompetencë
Për të qenë të suksesshëm në shitje ju duhet të jeni jashtëzakonisht kompetent në pesë fusha:
1.Mendjemprehtësi e përgjithshme e biznesit, ju duhet të kuptoni se si funksionon bota e biznesit dhe të ruani ritmin me tendencat lokale të biznesit, trendet në ekonominë lokale dhe kombëtare, tendencat e biznesit ndërkombëtar dhe ide të tjera kyçe të biznesit.
2.Ju duhet të jeni ekspert në kompaninë dhe produktet dhe shërbimet tuaja.
3.Ju duhet të jeni një ekspert në industrinë dhe konkurrentët tuaj më të mëdhenj dhe të produkteve dhe shërbimeve të tyre.
4.Ju duhet të kuptoni thellësisht biznesin e klientit tuaj – dhe klientëve të klientit tuaj!
5.Së fundi, ju duhet të jeni ekspert të parashikoni nevojat e klientit tuaj dhe të ofroni produkte dhe zgjidhje që përqendrohen më shumë në shtimin e vlerës maksimale për ta dhe ti mundësoni atyre ti shërbejnë klientëve të tyre më mirë.
Shqetësime
Për të qenë i suksesshëm në çdo lloj shitje, ju duhet ti tregoni konsumatorëve se ju vini interest e tyre në vend të të parë. Ju duhet të demonstroni shqetësim të vërtetë për konsumatorin si dhe të tregoni se jeni plotësisht të përqendruar në ndihmë ndaj tyre në mënyrë që të sigurojnë zgjidhje absolutisht më të mirë, edhe nëse kjo nënkupton se nuk do blejnë nga ju!
Kuriozitet
Si pjesë e shfaqjes së shqetësimit të vërtetë dhe të sinqertë ndaj klientit tuaj ju duhet të demonstroni një nivel të lartë kureshtje ndërsa përpiqeni të kuptoni saktësisht se çfarë është më e rëndësishme për klientin tuaj dhe cila do të ishte zgjidhja optimale për ta. Kjo do të thotë të shtroni shumë pyetje … pyetje të shkëlqyera, pyetje të fokusuara, pyetje hetuese … dhe më pas të tregoheni një dëgjues intensiv në mënyrë që të kuptonise çfarë është thënë dhe çfarë nuk është thënë në mënyrë që të shpalosni mundësi shumë më të mira në tryezë për klientin tuaj – sërish edhe nëse ai nuk do të blejë nga ju.
Më pas ju duhet të merrni këta tre element: kompetencën+shqetësimin+kurizitetin dhe shumëzoheni me forcën e karakterit…
Karakter
Tregoni të vërtetën gjatë gjithë kohës – PERIUDHA.
Gjëja e vetme më e rëndësishme në të qënit një këshilltar i besuar është ti bazoni të gjitha këshillat tuaja dhe ndihmën për të qenë i sinqertë, i hapur, i ndershëm dhe transparent. Menaxherët më të mirë të shitjes janë tepër të sinqertë – me klientët e tyre dhe me veten e tyre. Pa karakter nuk ka asnjë mënyrë për të qenë ndonjëherë një person vërtet i suksesshëm në shitje.
Kështu, formula për shitje të suksesshme …
Tregohuni jashtëzakonisht i mirë në atë që bëni, kujdesuni vërtet për konsumatorin tuaj, tregohuni tepër kurioz në lidhje me mënyrën se si ti ndihmoni ata, dhe thoni gjithmonë të vërtetën.