Në verë, të konsumoni një caj të nxehtë me siguri që nuk është gjëja e parë që ju vjen në mendje. Megjithatë, në disa nga vendet më të nxehtë, si Libia dhe Maroku, zakonisht përdorin pikërisht këtë pije të nxehtë (të aromatizuar në mente) për të shuar etjen. Edhe pse përdorimi i pijeve të nxehta mund të justifikohet në disa kontekste nga arsye higjienike, shtrohet pyetja në qoftë se ajo mund të ofrojë ndonjë avantazh si masë kundra vapës. Në një studim të botuar në Acta Physiologica, disa studiues të universitetit School of Human Kinetics-University të Otaëa kanë dashur të verifikojnë këtë hipotezë duke eksperimentuar në laborator, mbi 9 çiklistë, sasinë e nxehtësisë së prodhuar dhe asaj të ‘emetuar’ në mjedis gjatë sesioneve të moderuara të ushtrimit, të ndërprera në interval nga ujë në temperatura që variojnë nga 1,5 ° C në 50 ° C. Në bazë të eksperimentit, fakti se mekanizmi kryesor në dispozicion të trupit për tu mbrojtur nga të nxehtit (ose të jashtëm, ose të brendshëm, të tilla si i nxehti i prodhuar nga ushtrimi fizik), është të rrisë djersitjen dhe përmes avullimit të djersës nga lëkura, të reduktojë nxehtësinë e trupit dhe tja transmetojë ambientit.
E pra, çiklistët grumbullonin më pak nxehtësi, kur konsumonin ujë të ngrohtë në vend të ujit tw ftohte. Sipas studiuesve, edhe pse një pije e nxehtë shton nxehtwsi në trup, ajo bwn qw tw djersini mw shumw dhe humbja e nxehtësisë që pason është e tillw qw kompenson nw mwnyrw tw bollshme nxehtwsinw e shtuar. Por derisa tw ndodhë kjo, kujtojnw studiuesit, është e nevojshme që djersa shtesw e prodhuar tw mund të avullojw krejtësisht nga lëkura, dhe kjo kërkon që klima tw jetw e thatë dhe veshja e përshtatshme.
Pijet e nxehta në fakt nuk rekomandohen në qoftë se moti është i lagësht, nëse veshja nuk lejon perspirim, ose në qoftë se ju djersini nw sasi tw tilla saqw djersanuk mund të avullojw nga lëkura, duke shpërndarë nxehtwsinw.