Flet Resmi Hibraj, drejtor i Biznesit të Kartave dhe Bankingut Elektronik, Raiffeisen Bank
Ndonëse numri i kartave bankave në Shqipëri është në rritje, përdorimi i tyre vijon të mbetet i ulët. Resmi Hibraj, drejtor i Biznesit të Kartave dhe Bankingut Elektronik, Raiffeisen Bank pohon se në vitin 2017 për here të parë numri total i tejkaloi 1 milion karta, por pjesa më e madhe e tyre janë debiti.
Ai shton se është pozitiv fakti që kartat kanë filluar të prodhohen edhe në Shqipëri, pasi kjo eliminon kostot e transportit ndërkombëtar, shkurtimin e kohës dhe lehtësinë e bashkëpunimit.
Si e vlerësoni ecurinë e përdorimit të kartave të kreditit e debitit nga klientët. Si ka ndryshuar ai në vite, sidomos në lidhje më kartat e kreditit?
Përdorimi i kartave të debitit dhe sidomos të kreditit për vendin tonë, edhe pse ka shënuar rritje gjate viteve të fundit mbetet ende i ulët në nivel rajoni dhe shumë më i ulët në raport më tregun e bashkuar europian.
Kështu, duke iu referuar statistikave të Bankës Botërore në Shqipëria vetëm 6% e popullsisë (15 vjeç +) përdor kartën e kreditit kundrejt 13% në Ballkanin Perëndimor (pa vendet anëtare në BE), dhe kundrejt 42% në vendet e BE. Ndërkohë për së i përket kartës së debitit 22% e popullsisë në Shqipëri përdor një të tille, kundrejt 44% në Ballkanin Perëndimor dhe 82% në vendet e BE.
Sipas Bankës së Shqipërisë numri total i kartave ka shënuar rritje progresive çdo vit që prej vitit 2004. Duke iu referuar viteve të fundit rritja ka qene 8.6% në 2015, 6.7% në 2016 dhe mbi 5% në 2017. Kjo rritje ka bërë që në vitin 2017 për here të pare numri total të tejkaloje 1 milion karta.
Nga këto mbi 85% janë karta debiti dhe vetëm rreth 15% janë karta krediti. Siç shihet dhe nga statistikat masivizim i përdorimit të kartave të kreditit është ende në nivel shumë të ulët edhe pse nga viti në vit numri dhe përdorimi i tyre është rritur më 5.9% në 2015, 4.3% në 2016 dhe mbi 5% në 2017.
Trendi rritës i përdorimit të kartave të kreditit përkon më sofistikimin gjithmonë e në rritje të konsumatorit shqiptar, i cili po përdor çdo dite e më tepër teknologjitë e reja dhe shërbimet e reja Financiare të ofruara nga bankat shqiptare, të cilat nga ana e tyre po investojnë më tepër në teknologjinë dixhitale dhe kanalet elektronike të bankingut.
Çfarë avantazhesh ka prodhimi i kartave në vend në krahasim më porositjen e tyre jashtë vendit?
Ka disa avantazhe prodhimi i kartave në vend, nga të cilat më kryesoret janë:
1. Eliminimi i kostove për transportin ndërkombëtar, nga qendra personalizuese në Tirane. Për shkak të standardeve të sigurisë që duhet të aplikohen për transportin e plastikeve, ky shërbim kryhet më poste të shpejte e të sigurt dhe kostot janë të konsiderueshme.
2. Shkurtimi i kohës së nevojshme për të shpërdorë kartat tek klientët. Më parë, këtu përfshihej edhe koha e transportit ndërkombëtar edhe koha e procedurave doganore.
3. Lehtësia dhe shpejtësia e bashkëpunimit më një operator lokal krahasuar më një operator ndërkombëtar. Meqenëse në biznesin e kartave është e zakonshme të ketë ndryshime / zhvillime të shpeshta, mundësia e kontakteve personale mes skuadrave të Bankës dhe prodhuesit vendas kontribuon në zgjidhjen më të shpejte të situatave dhe implementimin më të shpejte të zhvillimeve të reja.
Cilat janë rekomandimet tuaja për rritjen e përdorimit të kartave të debitit e kreditit në vend? Çfarë duhet bërë më shumë për edukimin e klientëve?
Kjo diferencë kaq e madhe më vendet e tjera dëshmon qarte që në vendin tonë numri më i madh i shqiptareve nuk është ende familjar dhe përdorues i kartave bankare. Dhe ndonëse tendenca është pozitive ritmi i rritjes së përdorimit është ende larg pritshmërive.
Si për çdo produkt tjetër financiar procesi i masivizimit të përdorimit nuk ndodh brenda ditës. Kështu, procesi i edukimit të publikut mbi tiparet dhe përfitimet e përdorimit të kartës së kreditit është shumë i rëndësishëm. Dhe këtu duhet theksuar që qëllimi primar i përdorimit të kartave të kreditit është që ato të shërbejnë në radhe të pare si një mjet pagese dhe pastaj si një burim financimi, ndonëse sigurisht përdorimi i limitit të kreditit dhe pagesa më këste është një nga avantazhet më të rëndësishme që ofron karta e kreditit në raport më kartën e debitit apo pagesat cash.
Disa nga përfitimet e përdorimit të kartave që vlen të përmenden janë:
• Bli tani, paguaj më vonë
• Përfitime dhe trajtime të njëjta si brenda dhe jashtë vendit,
• Prenotime online ose më telefon për biletat e fluturimeve, koncerteve, pushime, etj.,
• Krijim i mundësive të reja për bizneset duke rritur të ardhurat e tyre,
• Reduktim i informalitetit,
• Minizimi i rrezikut të parasë cash,
• Përmirësim në rritjen ekonomike duke reduktuar inflacionin
Gjithashtu, një mase që ka rezultuar efektive në shumë vende që kanë arritur shtim të numrit dhe përdorimit të kartave të kreditit është ndërthurja e programeve të besnikërisë që shpërblejnë përdoruesit e kartave të kreditit sa herë ata bëjnë blerje. Nga ana tjetër tregu bankar në vendin tonë duhet të ofroje në vazhdimësi programe përfitimi për klientët në rast pagesash më karte. Këto mund të jene në forme pikësh ose cash të cilat mund të përdoren nga klienti përsëri.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.