Dy projektet e financuara nga Bashkimi Evropian “Fuqizimi i kapacitetit të shoqërisë civile për politik-bërje dhe konsultim me Qeverinë në sektorin e bujqësisë” dhe projekti “Promovimi i shërbimeve të turizmit rural dhe infrastrukturës në zonën e Shalës” janë zbatuar më së fundmi në Kosovë.
Përfaqësuesi i Komisionit Evropian për Kosovë, Christof Stock, i cili është edhe financues i projekteve, ka thënë se sektori i bujqësisë është një pjesë që po lulëzon duke i kontribuar edhe zhvillimit të ekonomisë në përgjithësi, shkruan Kosova Press.
Stock ka thënë se është i kënaqur që në zbatimin e këtyre projekteve kanë marrë pjesë shumë femra nga Kosova.
Kurse, drejtori i IADK-së, i cili ka qenë edhe zbatues i projekteve, Zenel Bunjaku, ka treguar se cilat janë disa nga punimet në këto vende turistike.
Bunjaku ka thënë se me këto projekte ka arritur të ndërtohet shtegut në zonën malore, prodhimi i energjisë së ripërtëritshme, shtegu u biçikletave, janë mbuluar 5 kroje etj. Promovimi i shërbimeve turistike në zonën e Shalës ka kushtuar 471 mijë e 950 euro, rreth 90 për qind e të cilave mjete janë financuar nga BE.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.