Përfundon bashkëpunimi mes Barcelonës dhe Qatar Airways

26/09/2017 4:49 PM 0 komente

Pas përfundimit të marrëveshjes për sponsorizimin e fanellës së skuadrës spanjolle (më 30 qershor), dy shoqëritë i ishin vënë punës për të vijuar bashkëpunimin në një mënyrë tjetër.

Ideja ishte që Qatar Airways të bëhej kompania ajrore zyrtare e klubit katalan – kontrata e hartuar që marsin e kaluar do t’i sillte klubit blaugrana rreth 12,5 milionë euro fitime për një sezon.

Një kontratë e cila nuk u nënshkrua kurrë nga palët. Marrëveshja Neymar përkeqësoi marrëdhëniet, për shkak të ndikimit të Katarit në këtë marrëveshje, që solli largimin drejt radhëve të Paris Saint-Germain të sulmuesit brazilian.

Po ashtu, sipas së përditshmes spanjolles Mundo Deportivo, derisa Bartomeu të jetë në krye të Barcelonës nuk do të bëhet asnjë marrëveshje.

Ndërkohë blaugranat janë duke kërkuar për mënyra të tjera për të rritur të ardhurat. Objektivi kryesor është gjetja e një sponsori për fanellën gjatë seancave stërvitore.

Nga kjo marrëveshje, Barça synon të përfitojë rreth 15 milionë euro në vit. Ndërkohë klubi është pranë rinovimit të marrëveshjes me Beko, sponsori i mëngës së majtë që nga viti 2014, i cili do të vijojë të jetë i tillë deri në vitin 2018. Falë kësaj marrëveshje, klubi do të përfitojë 10 milionë euro në sezon.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz